Home / Lajme / Maqedoni / Dibranët në pritje të ndihmës së qeverisë

Dibranët në pritje të ndihmës së qeverisë

Shqetësimi dhe revolta e madhe po mbretëron tek banorët që jetojnë nëpër banesa të larta, sidomos në Venec 1 dhe Venec 2, të cilët ishin grumbulluar në afërsi të Liqenit, duke u lutur që të mos ndodh ajo që nuk dëshirojnë, katastrofë më e madhe

Banorët e Dibrës janë të zhgënjyer nga anashkalimi i tyre nga Qeveria për t’u përkujdesur për gjendjen e tyre pas tërmeteve të vazhdueshme në këtë qytet. Qeveria edhe pse premtoi ndihmë, asgjë nuk ka mbërritur në Dibër, as tenda, materiale ndihmëse për ngrohje dhe kushte për të përballuar të ftohtin

Kaloi gati një javë që kur dibranët jetojnë me frikë dhe me ankth nga tërmetet që kalojnë rishtazi me dridhje të tokës. Të shtunën rreth orës 21.00 përsëri Dibrën e kaploi një tërmet i fuqishëm, pas saj edhe një tjetër, tërmet që shkaktoi panikë tek dibranët. Epiqendra kësaj radhe ishte në fshatin Ostren. Dibranët nga ky shqetësim kaluan natën në qiellë të hapur, të mbuluar me batanie dhe mjete të tjera për ngrohje dhe të rrethuar nga zjarri. Ata prisnin çastin se mos do të ndodhë tërmeti drithërues si në skenat e tërmeteve shkatërruese dhe si ai i Shkupit, disa dekada më pare.

Shqetësimi dhe revolta e madhe po mbretëron tek banorët që jetojnë nëpër banesa të larta, sidomos në Venec 1 dhe Venec 2, të cilët ishin grumbulluar në afërsi të Liqenit, duke u lutur që të mos ndodh ajo që nuk dëshirojnë, katastrofë më e madhe.

Ata janë tejet të revoltuar për neglizhencën e pushtetit vendor për mos formimin dhe mos funksionimin e shtabit të emergjencës si dhe për mos vendosjen e e tendave dhe çadrave për strehim. Në anën tjetër , qytetarët dibran janë tejet të dëshpëruar nga ana e Qeverisë që nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të tyre, edhe përkundër premtimeve të ministrit për Punë dhe Politikë Sociale se Qeveria do të angazhohet përmes një komisioni të përbashkët me komunën e Dibrës, të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi Dibrën. Deri më tani në ambientet e pushtetit vendor janë paraqitur mbi 300 persona, të cilët kanë dëmë të mëdha në shtëpitë e tyre, plasaritje nëpër tavane, shkatërrime të oxhaqeve dhe mure të dëmtuara. Poashtu, dibranët kërkojnë që nga ana e shtetit presin që të bëhet kompensimi i dëmeve nga tërmetet e vazhdueshme që dridhin Dibrën.

Ndryshe dje lëkundje të reja sizmike me intesitet prej pesë ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane me epiqendër në rajonin e Dibrës së Madhe, u regjistruan sërish mbrëmë nga aparatet e Observatorit sizmilogjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup. Dy tërmetet janë ndjerë në orën 20 e 6 minuta dhe në orën 20 e 42 minuta. Dëme materiale dhe pasoja në njërëz nuk janë regjistruar, por nga frika e ndonjë goditjeje të re shumë banorë për disa çaste janë larguar nga shtëpitë e tyre. Para një jave rajoni i Dibrës u godit nga një tëmet me fuqi prej 5.7 ballë. Epiqendra e tij ishte në territorin e Shqipërisë.Ky tërmtet shkaktoi dëme të konsiderueshme matëriale.Rreth 100 familje kanë paraqitur dëmet në shtëpitë e tyre pranë një komisioni të formuar nga autoritetet komunale.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *