Home / Lajme / Maqedoni / Drenoveci më në fund me shkollë.Anashkalohen përfaqësuesit e pushtetit lokal

Drenoveci më në fund me shkollë.Anashkalohen përfaqësuesit e pushtetit lokal

Në këtë ceremoni sipas informacioneve zyrtare nuk ka patur ftesë kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, poashtu është anashkaluar edhe udhëheqësi I sektorit për veprimtari publike në komunëne Tetovës Iljaz Halimi nën ingerenca të së cilës bie edhe sfera e arsimit.Në kabinetin e Bexhetit nuk kanë patur njohuri për aktin e inaugurimit të objektit shkollor në lagjen Drenovec dhe kanë konfirmuar se nuk u është dërguar ftesë për këtë ceremoni.

Urim Hasipi
Tetovë, 10 shtator-Për më shumë se 500 fëmijë të lagjes Drenovec sot është dita më e lumtur sepse nuk do të duhet që të udhëtojnë nga tre kilometra për të shkuar në shkollë, pasi që sot në mënyrë solemne është inauguruar godina e shkollës periferike Bratsvo Migjeni.

Shkolla ka performansa prej 5200 metra katrorëve, me 25 mësonjtore dhe 9 kabinete, tha në fjalën përshëndetëse Ministri I Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov.

Sipas tij, ndërtimi I shkollës filloi në vitin 2006 dhe ky projekt kap vlerën prej 2 milion eurove.Ndërkaq për zëvendëkryeministrin Adbylaqim Ademi kjo shkollë për nga pamja është shembull se si duhet të duken objektet e shkollave në Maqedoni.

”Kjo shkollë është njëra ndër shkollat më të mira për sa I përket aspektit infrastrukturor në vend dhe e dimë shumë mirë se në sferën e arsimit kjo pjesë e Maqedonisë ka patur shumë padrejtësi ndërsa me këtë hap këto padrejtësi sado pak përmirësohen”, tha Ademi.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shekncës Lindita Qazimi u shpreh se nxënësit nuk do të udhëtojnë larg shtëpive të tyre për të shkuar në shkollë por tani kanë një objekt modern ku do të mund të ndjekin mësimin.

Për drejtorin e shkollës Bratsvo Migjeni Arif Ceka kjo është një ditë e madhe për arsimin në Tetovë sepse plotësohet një endërr dhe një kërkesë e kahmotshme e banorëve të lagjes Drenovec.

Ndryshe në inaugurim e godinës së shkollës morrën pjesë funskionarë të lartë të BDI-së, në mesin e tyre ish kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika, Ministri I Ekonomisë Fatmir Besimi, dhe kryesuesi I këshillit komunal Ifran Emini.

Në këtë ceremoni sipas informacioneve zyrtare nuk ka patur ftesë kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, poashtu është anashkaluar edhe udhëheqësi I sektorit për veprimtari publike në komunëne Tetovës Iljaz Halimi nën ingerenca të së cilës bie edhe sfera e arsimit.
Në kabinetin e Bexhetit nuk kanë patur njohuri për aktin e inaugurimit të objektit shkollor në lagjen Drenovec dhe kanë konfirmuar se nuk u është dërguar ftesë për këtë ceremoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *