Home / Sport / Dridhet Mançester Siti, FIFA heton merkaton

Dridhet Mançester Siti, FIFA heton merkaton

Pas bllokimit të merkatos së Çelsit deri në vitin 2011, rreziku më i madh tashmë i kanoset skuadrës së Mançester Sitit.

FIFA ka konfirmuar nisjen e një hetimi pas ankesës së bërë nga klubi francez i Rene për transferimin e dyshimtë të Xheremi Helan. Një situatë e ngjashme provokoi sanksionet ndaj klubit të Roman Abramoviç, edhe pse çështja tashmë është apeluar.

Rene akuzon skuadrën e “Citizens” se ka ushtruar presion mbi lojtarin që të prishte kontratën me skuadrën franceze. Pezullimin në merkato e rrezikoi edhe Mançester Junajtid, por pas hetimeve të FIFA-s, gjithçka rezultoi e rregullt.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *