Home / Sport / Edhe një Muller

Edhe një Muller

Thomas Muller ka kthyer kohën prapa në Bayern Munich, duke zgjuar kujtimet e sulmuesit legjendar Gerd Muller. Përveç mbiemrit të përbashkët, ata ngjajnë edhe me instinktin e golashënuesit. 20 vjeçari ka shkëlqyer pas inkuadrimit në ekipin e parë dhe ka realizuar në debutimet në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve.

Nëse mbiemri juaj është Muller dhe luani në sulm për Bayern Munichun, duhet të mësoheni me krahasimet me legjendën Gerd Muller. Sidomos nëse jeni vetëm 20 vjeç dhe shënoni dy herë në fitoren 5-1 kundër Borussia Dortmundit, ndërsa katër ditë më vonë shtoni edhe dy të tjerë në paraqitjen e juaj të parë në Ligën e Kampionëve.

Pas depërtimit nga sistemi i të rinjve në Bayern, Thomas Muller ishte pak i vërejtur kur hyri në ekipin e Bayernit si zëvendësues në fazën përfundimtare të sezonit të kaluar. Me Miroslav Klose, Mario Gomez, Luca Toni dhe Ivica Oliç par atij, Muller nuk pritej të luante aq edhe gjatë këtij edicioni. Por, më pas erdhi një ndeshje miqësore me Milanin dhe kokat filluan të kthehen.

Ai shënoi dy gola dhe përgatiti të tretin kundër Rossonerëve, duke paralajmëruar trajnerin Louis van Gaal për potencialin e tij. Derisa Bayern vuajti në fillim të sezonit, Van Gaal shtoi besimin ndaj të riut dhe pas paraqitjes së parë si titullar në Bundesliga në fitoren 3-0 ndaj Wolfsburgut më 29 gusht, Muller realizoi dy herë kundër Dortmundit. Dy të tjerë i realizoi në fitoren 3-0 në Ligën e Kampionëve në Maccabi Haifa të martën e kaluar dhe presidenti i Bayernit, Franz Beckenbauer, nuk mund të përmbante entuziazmin e tij.

“Djaloshi është sensacional. Ai di të luajë në sulm, por ka treguar inteligjencën e tij edhe në mesfushë”, ka thënë Beckenbauer. Muller bëri të tijën duke qëndruar i qetë. “Është ndjenjë e mirë kur e di se trajneri llogarit në mua dhe jam duke u munduar të arsyetoj këtë”, tha ai. Pastaj erdhën krahasimet me emnakun e tij, Gerd. Në fakt ata janë futbollistë të ndryshëm. Gerd Muller ishte sulmues i fuqishëm me instinkt të jashtëzakonshëm për gol, ndërsa Thomas Muller nuk është qendërsulmues tipik.

Ai është aktivizuar në krah nga Van Gaal si mesfushor ofensiv, por edhe në sulm. Derisa Gerd nuk u kthye nga portat kundërshtare, Thomas mbulon hapësirë më të gjerë dhe sulmon nga thellësia. Goli i tij i parë kundër Dortmundit ishte shënim tipik i Gerd Mullerit, pasi reagoi shpejt nga një top në zonë dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesligë.

Goli i pestë kundër Dortmundit dhe i pari kundër Haifas, të dy ishin goditje nga distanca, ndryshe nga emnaku i tij, ndërsa shënimi i dytë në Izrael erdhi pas një depërtimi të fuqishëm në zonë. Krahasimet duket se përfundojnë me mbiemrin e njëjtë dhe talentin e golashënuesit. Muller shënoi 30 sekonda pas inkuadrimit si zëvendësues të martën në fitoren ndaj Rot-Weiss Oberhausen në Kupën e Gjermanisë. Muller ‘i madh’ nuk sheh ngjashmëri tjera. “Gjëja më e mirë rreth tij është se edhe kur luan dobët, ai arrin të shënojë”, tha Der Bomber, tani 63 vjeç.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *