Home / Sport / ELIMINATORET PËR KB 2010

ELIMINATORET PËR KB 2010

Eliminatoret për botërorin e vitit 2010 janë në valën e tyre, ndërsa Spanja pas fitores së lartë ndaj Belgjikës siguron biletën për në Afikenë e Jugut. Italia pas fitores ndaj Gjeorgjisë është shumë pranë kualifikimt, ndërsa rezikojnë Franca dhe Portugalia.

Në zonën Latino-Amerikane Brazili ka fituar 3:1 në fushë të Argjentinës, të cilët pas 16-të viteve pësojnë para fansave të tyre.

Të shtunën në kontinentin e Evropës, u zhvilluan 20 ndeshje eliminatore për Botërorin e futbollit “Afrika e Jugut 2010”. Spanja pas fitores kundër Belgjikës me një këmbë ka siguruar botërorin. Shumë pranë është edhe Italia, ndërsa rezikojnë mospjesëmarje kombëtaret e Francës dhe Portugalisë. Kampionët evropianë Spanja treguan kalsin e tyre duke deklasuar 5:0 Belgjikën. Silva solli epërsi për Spanjën katër minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë goleadën e vazhduan Vila dhe Pike. Deri në fund Silva dhe Vila edhe nga një herë gjetën rrjetën për rezultat 5:0, i cili Spanjës i siguroi biletën për në Afrikën e Jugut. Shumë pranë sigurimit të botërorit gjendet edhe Italia të cilat fituan 2:0 Gjeorgjinë. Është interesant fakti se të dy golat për italianët ishin vepër e mbrojtësit të Milanit, Kaldaze, i cili dy herë shënoi në rrjetë të gabuar.

Në kuadër të grupit 2-të kombëtarja e Zvicrës dëshmoi se është shumë e fortë me fitoren 2:0 që e arriti ndaj Greqisë, ndërsa ndeshjet e grupit të tretë ishin determinuar për barazime. Rusia nuk kishte probleme me Lihtenshtajnin. Bosnja dhe Turqia fituan Armeninë dhe Estoninë. Në grupin e 6-të Kroacia më vështirë se sa pritej mundi 1:0 Bjellorusinë. Franca ka komplikuar situatën , pasi nuk mundi të shkojë përtej barazimit 1:1 me Rumaninë .

Ndërkohë në zonën amerikane Brazili siguron botërorin duke mundur Argjentinë në fushë të vet. Luizao solli epërsi për Brazilin në minutën e 24, ndërsa dyfishoi Lus Fabiano 7-të minuta më vonë. Datolo në minutën e 65-të zbuti epërsinë, por deri në fund Lusi Fabiano edhe një herë tundi rrjetën vendase. Për Argjentinën kjo ishte disfata e parë në teren vendas pas pauzës prej 16-të viteve, duke u’a komplikuar situatën rreth sigurimit të botërorit.

Shumë afër sigurimit të botërorit janë përfaqësueset e Paraguaijt dhe Kilit.

Rezultatet :

Grupi 1
Danimarkë 1 – 1 Portugali
Hungari 1- 2 Suedi

Grupi 2
Moldavi 0 – 0 Luksemburg
Izrael 0 -1 Letoni
Zvicër 2 – 0 Greqi

Grupi 3
Poloni 1 – 1 Irlandë e Veriut
Sllovaki 2 – 2 Republika Çeke

Grupi 4
Azerbajxhan 1 – 2 Finlandë
Rusi 3 – 0 Lihtenshtejn

Grupi 5
Armeni 0 – 2 Bosnjë Hercegovinë
Turqi 4 – 2 Estoni
Spanjë 5 – 0 Belgjikë

Grupi 6
Ukrainë 5 – 0 Andorra
Kroaci 1 – 0 Bjellorusi

Grupi 7
Austri 3 – 1 Ishujt Faroe
Francë 1 – Rumani

Grupi 8
Bullgari 4 – 1 Mali i Zi
Gjeorgji 0 – 2 Itali
Qipro 1 – 2 Irlandë

Grupi 9
Skoci 2- 0 Maqedoni
Islandë 1 – 1 Norvegji

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *