Home / Sport / Emicionet e Eto: E çuditshme të luash kundër Barcelonës

Emicionet e Eto: E çuditshme të luash kundër Barcelonës

Sulmuesi kamerunas i Interit flet pas sfidës së mbrëmshme kundër ish-skuadrës së tij në “San Siro”.

Inter-Barcelona ishte ndeshja e ish-ëve: nga katalanasit ishte Zllatan Ibrahimoviç, deri pak muaj më parë lojtar i Interit: nga zikaltrit Samuel Eto, pesë sezone të luajtur me Barcelonën.

Është pikërisht kamerunasi, që në një prononcim për faqen e internetit të të përditshmes spanjolle “Marka”, ka shpjeguar se ishte e çuditshme të luante menjëherë kundër ish-skuarës së tij.

“Në fillim ishte e çuditshme – tha sulmuesi 28-vjeçar -, sepse te Barça kalova shumë kohë. Por kjo ndjenjë është normale. Pas 3-4 minutave të para fillova të ndihem më mirë dhe u përqendrova te ndeshja, që ishte shumë e vështirë, sepse luajtëm kundër skuadrës më të mirë në Europë. Gjëja më e rëndësishme ishte të mos humbnim. Mund edhe të kishim fituar, megjithatë, jemi të kënaqur me pikën e marrë.”

Por Eto pranon faktin se Barcelona luajti më mirë se Interi: “Po, ata luajtën më mirë. Kanë në përbërje lojtarë të mëdhenj dhe një mentalitet fituesi. Megjithatë, kisha disa raste për të shënuar dhe me pak fat mund ta kisha bërë.”

Në fund, sulmuesi zikaltër i thurr lavde Mesit: “Është vërtet një lojtar i madh, askush nuk është më i mirë se ai. Është unik, Maradona i kohëve tona.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *