Home / Lajme / Maqedoni / Enciklopedia vetem do te dekorohet?!

Enciklopedia vetem do te dekorohet?!

Akademiku Ristevski thotë se shqiptarët edhe më tej, në enciklopedi janë përshkruar objektivishtë.

“Do shtojmë edhe një ose dy fjalë, da precizojmë atë pjesë dhe të dihet, prej kur më masovikishtë, në me shumë grupe shqiptarët kanë ardhur në Maqedoni, përshkak se atje është thënë se kryesishtë kanë ardhur në shekullin “XVI”. Këtë do ta precizojmë, sepse disa individë, por edhe grupacione kanë ardhur edhë më parë, por autenticiteti është dicka tjetër”, thotë Ristevski.

Dispozitat kontestuese në enciklopedi nuk do të tërhiqen, por vetëm do të precizohen edhe me disa fjali, theksoi për televizioni A1, redaktori kryesorë i këtij botimi, Bllazhe Ristevski.

Sipas tij, ndryshimet nuk janë pasojë e presioneve politike, por bëhen me qëllim që faktet të jenë shkencërishtë më të qëndrueshme.

Akademiku Ristevski thotë se shqiptarët edhe më tej, në enciklopedi janë përshkruar objektivishtë.

“Do shtojmë edhe një ose dy fjalë, da precizojmë atë pjesë dhe të dihet, prej kur më masovikishtë, në me shumë grupe shqiptarët kanë ardhur në Maqedoni, përshkak se atje është thënë se kryesishtë kanë ardhur në shekullin “XVI”. Këtë do ta precizojmë, sepse disa individë, por edhe grupacione kanë ardhur edhë më parë, por autenticiteti është dicka tjetër”, thotë Ristevski.

Ai thekson se edhe në enciklopedinë e korigjuar do të qëndrojë termi “shiptari”, por sipas shembullit “Britanika”, do të shkruhet me shkronja latine me sqarimin se shqiptarë vetë janë quajtur ashtu.

Me disa fjalë plus do të mbetet edhe dispozita se njësite amerikane dhe britanike kanë trajnuar UCK-në në vitin 2001. Ndryshime do të ketë vetëm tek pjesa ku flitet për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ka theksuar akademiku Ristevski

Thaçi:Enciklopedia nuk do te permiresohet

Enciklopedia maqedonase është provokim politik banal, pas të cilit qëndron Qeveria e Maqedonisë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas një takimi me anëtarët dhe simpatizant të këtij subjekti në Saraj të Shkupit.

Ai tha se ki provokim ka për qëllim të arrijë shumë efekte, ndërsa efekti kryesorë është të na defukusojë të gjithëve prej të tanishmes dhe të na çojë të merremi me histori .

“PDSH-ja nuk do të defokusohet aq lehtë, për ne a tanishmja është ajo që flet për diskriminim në të gjitha fushat që u bëhet shqiptarëve. Sa i përket fjalorit në enciklopedi, është një fjalor i njohur, një gjuhë e urrejtjes. Mendoj se mirë është që të gjithë maqedonasit të distancohen nga këta njerëz që ndjellin zjarr, për shkak të mirës së tyre.”, theksoi Thaçi.

Kreu i PDSH nuk pret se do të korrigjohet ky dokument që poshtëron kombin shqiptarë. Paralajmërimet për korrigjim apo tërheqje ai i quan të pavërteta dhe mashtrime

Shqiptarët janë autokton dhe pasardhës të Ilirëve

Ilirologu, arkeologu, historiani e eruditi arbëresh Akademik, Aleksandër Stipçeviq në një prononcim ekskluzivë për agjencinë e lajmeve INA thotë se, me shpifje dhe trillime nuk mund të mohohet se shqiptarët janë autokton dhe pasardhës të Ilirëve.
“Përdorimi dhe shfrytëzimi i fakteve të vërteta ose të shpifura e të shpikura historike për qërimin e hesapeve në politikën ditore, shpesh gjatë historisë kanë sjellur deri tek, – sa për fillim- polemikat verbale, pastaj deri tek grindjet si dhe deri në përleshje të armatosura“, deklaroi Stipçeviq.

Ai thotë se këto kanë ndodhur që në kohërat e hershme në tërë botën, ndaj do të mundemi me rezignacion të konstatojmë që keqpërdorimi i historisë për nevoja që qërimeve të hesapeve politike dhe historiografike, është dukuri normale tek njerëzit e tillë.

Mirëpo, sipas Stipçeviq ata që në mes të Europës, sot shërbehen me argumente të tilla për të dëshmuar të drejtën e marrjes së vendeve fqinje, është më së paku, jashtë kohës në të cilën sot jetojmë.

“Populli shqiptar ka pasë atë fatkeqësi që të gjithë fqinjët e afërm ose të largët, me dëshirën e madhe të tyre për tua marrë tokat, e në veçanti portet e tyre strategjike (daljen në det!), pasuritë nëntokësore dhe pasuritë tjera, i kanë arsyetuar apetitet e veta imperialiste duke insistuar ne tezat e ardhjes së vonshme të shqiptarëve në këto vise (në shekullin e mesëm si dhe në ate të vonshëm), ndaj dhe ata (shqiptarët) nuk kanë të drejtë të jetojnë aty ku tani jetojnë”, thotë Ilirologu Stipçeviq.

Sipas tij, të gjithë „argumentet shkencore“, për ardhjen e vonshme të shqiptarëve në hapësirën e sotme etnike, janë në të vërtetë vetëm kamuflazhë-mashtrim, për arsyetimin e qëllim eve pushtuese, të atyre që përfaqësojnë dhe mbrojnë këto ide.

“Gjatë periudhës së kaluar, mbase edhe ka mundur që kjo tezë të mbrohet, por ama, historiografia e re, arkeologjia, linguistika, etnologjia etj etj të Europës Juglindore, pa asnjë pikë dyshimi ka dëshmuar dhe dëshmon se shqiptarët janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të fiseve ilire, të cilat më së paku nga periudhë e bronzit e tutje, kanë jetuar në hapsirat ku edhe sot jetojnë shqiptarët”, thekson ai.

Mirëpo, sa herë që ndokush ka qëllime ogurzeza ndaj popullit shqiptar, thotë Stipçeviq, përsërisin tezat e vjetra, për ardhjen e vonshme të shqiptarëve, duke dashur të përcjellë mesazhe shqiptarëve që ata nuk kanë të drejtë në tokat që i posedojnë!

“Kot së koti, arkeologët, historianët dhe të tjerët sjellin dëshmitë e tyre shkencore për paqëndrueshmëtrinë e tezave të tyre. Politikajve të të padenjë, e të papjekur, dhe „shkencëtarëve“ të tillë, faktet kurrë nuk u kanë bërë përshtypje dhe nuk kanë pasë ndonjë rëndësi, prandaj edhe po i përsërisin këto teza, për të përfituar diçka në kurriz dhe në llogari të popullit shqiptar.

Në këtë kontekst, në kontekstin e asaj që u tha më lartë, është mjaft shqetësuese paraqitja e „Enciklopedisë maqedopnase“ në të cilën plasohen teza mbi joautoktoninë e popullit shqiptar në Ballkan. Edhe me shqetësuese është për vetë maqedonasit, të cilët me këtë radhiten dhe rreshtohen ndër ato forca që pozicionohen me qëndrime armiqësore ndaj shqiptarëve që jetojnë në vetë Maqedoninë” thota ai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *