Home / Sport / Eto’o vs Ibrahimoviç

Eto’o vs Ibrahimoviç

Kanë shkëmbyer klubet gjatë verës, ndërsa do të përballen mes vete të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Deri më tani, në startin e këtij sezoni, Samuel Eto’o është treguar futbollist vendimtar për Interin dhe Kamerunin. Por, Zlatan Ibrahimoviç nuk është në formë në Barcelonë dhe për Kombëtaren suedeze. Eto’o udhëheq edhe me gola, 4:2.

Jemi ende në fillim të sezonit, por interesimi për disa sfida të veçanta tashmë ka krijuar tension të fuqishëm. Interi të dielën luan kundër Parmës, njërën prej ekipeve më të përforcuara në Itali gjatë afatit kalimtar të verës, por as 90 minutat e këtij takimi nuk mund të largojnë mendjen nga përballja e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të mërkurën në Giuseppe Meazza.

Mourinho ka thënë: “Nuk do të jetë Eto’o kundër Ibrahimoviçit, por Inter kundër Barcelonës”. Mirëpo, dueli Eto’o – Ibra tashmë ka filluar nga distanca- duke parë golat në mungesë (të padobishëm) të suedezit dhe shënimet vendimtare (në kampionat dhe me Kombëtaren) të yllit kamerunas.

Ibrahimoviç deri më tani nuk ka shërbyer spektaklin e premtuar në Nou Camp, ndërsa Eto’o i ka dhënë Interit atë që i ka munguar në efikasitetin në sulm.

Deri më tani, shifrat tregojnë se Eto’o është në përparësi ndaj Ibrahimovicit për 4-2 (gola) dhe vazhdon të konfirmohet ajo që është thënë në vitet e fundit: Ibrahimoviç vazhdon të mos jetë vendimtar në ndeshjet me karakter të veçantë, ndërsa Eto’o është më vendimtar.

Goli i parë i suedezit për Barcelonën erdhi në fitoren 3-0 në debutim në La Liga, kundër Sporting Gijonit në një ndeshje të mbyllur herët nga ekipi i Pep Guardiolas, të dytin e realizoi me shumë fat për Suedinë në ndeshjen e javës së kaluar kundër Hungarisë.

Pastaj në takimin e mesjavës në Maltë, kur pritej shumë prej tij, Ibrahimoviç nuk shërbeu asgjë, zero. Suedia fitoi 1-0 me një autogol. Edhe Eto’o në Inter ka shënuar një gol të padobishëm, por ai i kishte dhënë shpresë ekipit në Superkupën e Italisë kundër Lazios për rezultatin 2-1.

Kështu përfundoi takimi. Pastaj ka shënuar nga penalltia kundër Barit, ka fituar një penallti (duke ndëshkuar Gattuson) në golin 2-0 kundër Milanit dhe ka realizuar gola vendimtarë për Kamerunin kundër Gabonit, në të dyja ndeshjet falë nga një goli në secilin takim të sulmuesit të Interit.

Të shtunën, Jose Mourinho i pyetur rreth krahasimeve mes dy futbollistëve, ka thënë: “Për futbollistët e Barcelonës flet Guardiola, por mund të them se futbollistët e mi janë gjithmonë më të mirë. Ndërsa Eto’o është sulmuesi më i mirë që kam pasur ndonjëherë”. Ibrahimoviç dhe Eto’o shkëmbyen klubet gjatë verës, por Inter përfitoi edhe 50 milionë euro nga Barcelona.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *