Home / Sport / F1, dominon Braun GP, Raikonen i dyti

F1, dominon Braun GP, Raikonen i dyti

Në përfundim të garës për çmimin e madh të Italisë në pistën e Monzës, dy pilotët e Graun GP lanë pas finlandezin e Ferrarit, Kimi Raikonen.

Kampioni i botës i Formula 1 këtë vit duket se do të jetë nga Braun GP. Dy pilotët e kësaj skuderie kanë triumfuar në Çmimin e Madh të Italisë, duke zënë vendin e parë. Rubens Barrikelo ka lënë pas shokun e tij të skuadrës Xhenson Baton, duke e çuar vetëm në 14 pikë diferencën me të. Decizive në këtë triumf të Braun GP ishte strategjia me një pit-stop, që i lejoi dy pilotëve të saj të fitonin avantazh në pistë.
Një strategji e jashtëzakonshme e Ros Braun bëri që të dyja makinat e skuderisë britanike të përfundojnë garën në vendet më të larta të podiumit.
Ferraristi Raikonen vazhdon paraqitjet e mira, duke u ngjitur për herë të katërt radhazi në podium në garat e fundit. Finlandezi përfundoi në vendin e tretë, menjëherë pas dy pilotëve të Braun GP.
Piloti italian i Force Indias, Vitantonio Liuci përfunoi në vendin e katërt, duke vijuar paraqitjet e mira të skuderisë indiane pas vendit të dytë një javë më parë në Belgjikë.
Megjithëse udhëhoqi që në fillim të garës, Ljuis Hamilton nuk arriti të marrë gjë nga kjo garë, pas një gabimi fatal kur kishin mbetur edhe më pak se 2 kilometra nga fundi i garës. Deri në atë moment, piloti britanik i Mek Larenit ishte në vendin e tretë, por një dalje nga pista si pasojë e një gabimi, bëri që kampioni i botës në fuqi të dalë pa pikë nga kjo fundjavë.

Debutuesi i Ferrarit në këtë garë, Xhankarlo Fizikela nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të.

Kur kanë mbetur edhe katër gara nga përfundimi i kampionatit botëror të Formula 1, Xhenson Baton kryeson me 80 pikë, 14 më shumë se shoku i tij i skuadrës, Rubens Barikelo.

Gara e radhës do të zhvillohet pas dy javësh në pistën e Singaporit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *