Home / Sport / F1, Hamilton dominon në Singapor

F1, Hamilton dominon në Singapor

Piloti britanik i Mek Larenit ka dominuar gjatë gjithë fundjavës në Singapor, duke marrë fitoren e dytë në këtë sezon.

23-vjeçari u nis nga vend i parë dhe kryesoi me meritë gjatë gjithë garës, duke mos e vënë për asnjë çast në dyshim fitoren.

Në mesin e garës, një aksident i Adrian Sutil bëri që në pistë të futej makina e sigurisë, duke e kompromentuar disi renditjen.

Hamilton u ndihua edhe nga gabimet e kundërshtarëve, pasi Niko Rosberg u ndëshkua me një “drive through”, ashtu siç bëri pak xhiro më pas Sebastian Vetel, në momentin më të mirë për të.

Piloti gjerman i Tojotës, Timo Glok u rendit i dyti, duke përfituar nga penalizimet e pilotëve që ndodheshin para tij, ndërkohë që menjëherë pas tij përfundoi Fernando Alonso me Reno. Spanjolli ia dedikoi vendin e tretë ish-shefit të tij, Flavio Briatore, i përjashtuar nga Formula 1.

Një zhgënjim total ka qenë kjo garë për Ferrarin, e cila nuk ka arritur të marrë asnjë pikë. Kimi Raikonen përfundoi në vendin e 10-të, ndërkohë që Fizikela u rendit në vendin e 13-të.
Formula 1 do vazhdojë me garën e çmimit të madh të Japonisë pas një jave.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *