Home / Lajme / Maqedoni / Familja Misimi “lufton” me varfërinëJetojnë në shtëpi të ndërtuar me baltë

Familja Misimi “lufton” me varfërinëJetojnë në shtëpi të ndërtuar me baltë

Skemi asgjë, kemi ngelur në këtë shtëpi ku edhe kafshët nuk jetojnë.Jeta është bërë shumë e vështirë për mua sepse jam edhe kryefamiljare por pa asnjë të ardhur, ndërsa vajza ka një fëmijë dhe jeton ndarë nga burri”, thotë kryefamiljarja Shemsije Mislimi.Sipas saj, djali Rahimi është vetëm 12 vjeçar, i cili ka braktisur shkollën dhe i ndihmon asaj rreth punëve të shtëpisë

Urim Hasipi
Tetovë, 4 shtator-Përderisa në qytet flitet për investime, internet, jetë urbane, rrugë dhe luks, jo shumë larg Tetovës të bie të takosh një botë krejt ndryshe nga ajo që e jetojnë të gjithë.
Varfëria e tejskajshme në mënyrë të pamëshirshme po troket në famijen katër anëtarëshe Mislimi në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës.
E tërë familja jeton në një shtëpi shumë të vjetër, që shembull tjetër si kjo shtëpi nuk gjendet dot në botën e civilizuar.
Kjo familje katër antarëshe jeton në një shtëpi të rrënuar e ndërtuar me gurë dhe baltë nga të parët e kësaj familje që pritet të shembet nga dita në ditë.
“Skemi asgjë, kemi ngelur në këtë shtëpi ku edhe kafshët nuk jetojnë.Jeta është bërë shumë e vështirë për mua sepse jam edhe kryefamiljare por pa asnjë të ardhur, ndërsa vajza ka një fëmijë dhe jeton ndarë nga burri”, thotë kryefamiljarja Shemsije Mislimi.
Sipas saj, djali Rahimi është vetëm 12 vjeçar, i cili ka braktisur shkollën dhe i ndihmon asaj rreth punëve të shtëpisë.
Plaka Shemsije thotë se mbijeton përmes ndihmave të ndryshme që i ofrohen nga bashkëfshatarët por ato janë shumë pak krahas kërkesave kryesore për mbijetesë.
Në muajin e shenjtë të ramazanit konktretisht dje pas dite familjen e Shemsije Mislimit në fshatin Strimnicë e vizituan përfaqësuesit e OH”El-Hilall”, të cilët ju ofruan ndihma ushqimore dhe veshmbathje.
Sipas Muhamet Bilallit, Koordinator i Organizatës Humanitare El-Hilall, kjo është ndër familjet më të varfëra në Pollog dhe sipas tij, El Hilall, e ndihmon këtë familje me veshëmbathje dhe ushqim por nevojat janë shumë më të mëdha sepse shtëpia është mjaft e vjetër dhe mund të bie për çdo çast, andaj ne shqyrtojmë mundësinë që të gjejmë fonde për të ndërtuar një shtëpi për këtë familje, shprehet Bilalli.
Katër antarët e kësaj familje jetojnë me ankthin e pritjes së shembjes së shtëpisë dhe në shoqëri të varfërisë, e cila ka katandisur shumë rëndë këtë familje e cila jeton vetëm 8 kilomtra larg qytetit të Tetovës, larg jetës urbane dhe larg jetës së civilizuar.Sytë e katër anëtarëve të kësaj familje janë të drejtuar poshtë rrugës se dikush do të ofrojë ndihmë për ata sepse shteti dhe pushteti ka haruar se ata ekzistojnë por viziton ato vetëm kur ju duhet vota.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *