Home / Sport / Fatmire Bajramaj shënoi gol – Gjermania në finale

Fatmire Bajramaj shënoi gol – Gjermania në finale

Në finale Gjermania ndeshet me Anglinë, ndeshje e cila zhvillohet të enjten. Emri i futbollistes Bajramaj një kohë të gjatë do të mbetët i pashlyer në kujtesën e kombëtares norvegjeze. Një karakteristikë interesante e futbollistes Bajramaj, jo vetëm që shënoi golin e tretë në kampionatin evropian, por qe të tria golat i ka shënuar ndaj të njëjtës kombëtare.

Futbollistja shqiptare, Fatmire Bajramaj, dëshmoi edhe njëherë se është shtylla kryesore e kombëtares së Gjermanisë në futboll. Ajo la gjurmë të pashlyeshme në ndeshjen gjysmëfinale në fitoren me rezultat 3:1 të kombëtares gjermane ndaj Norvegjisë, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Finlandë. Emri i futbollistes Bajramaj një kohë të gjatë do të mbetët i pashlyer në kujtesën e kombëtares norvegjeze.

Bajramaj shënoi gol ndaj norvegjezeve në minutën e 90-të të ndeshjes, duke e ngritur epërsinë e kombëtares gjermane në 3:1. Një karakteristikë interesante e futbollistes Bajramaj, jo vetëm që shënoi golin e tretë në kampionatin evropian, por qe të tria golat i ka shënuar ndaj të njëjtës kombëtare. Bajramaj në fazën e grupit shënoi dy gola ndaj Norvegjisë në fitoren 4:0 dhe sot shënoi edhe njëherë duke ia treguar derën Norvegjisë për të shkuar në shtëpi. Trajnerja gjermane, Silvia Neid, bëri veprimin më të mençur të saj kur nga loja nxjerri futbollisten Behringer dhe në vend të saj inkuadroi Bajramajn.

Në pjesën e parë norvegjezet kaluan në epërsi qysh në minutën e 10-të me golin e shënuar nga futbollistja Herlovseni. Gjatë gjithë pjesës së parë gjermanet me gjitha forcat u angazhuan që ta barazojnë rezultatin, por assesi ta gjejnë golin. Në pjesën e dytë tjetër dinamikë e lojës në Stadiumin e Futbollit në Helsinki. Gjermanet zgjohen nga gjumi i rëndë dhe aq më shumë kur hyri në lojë futbollistja Bajramaj.

Në minutën e 59-të bie goli i barazimi nëpërmjet futbollistes Laudehr. Pas barazimi në lojë aktivizohet Bajramaj apo “xhokeri” i kombëtares gjermane siç e gjuajnë ekspertët e ndryshëm të futbollit evropian. Bajramaj një futbolliste e shkathët, e depërtueshme dhe shumë e rrezikshme për rivalet që nuk do të harrojnë një kohë të gjatë. Pas një minute lojë, Bajramaj hero e ndeshjes rrezikoi seriozisht portën rivale, por pa sukses.

Në minutën e 61-të, gjermanet kalojnë në epërsi, 2:1. Autore e golit futbollistja dinake, Da Mbabi. Vazhdon loja sulmuese e gjermaneve në kërkim të shtimit të epërsisë. Njëra ndër figurat më të mira të kësaj pjese të lojës, Bajramaj, gati i zuri mat rivalet. Ajo nga distanca jep një goditje nga gjuajtja e lirë, por shpëtojnë norvegjezet. Loja e gjermaneve gjithnjën sulmuese dhe sa ofrohej fundi gjithnjë e më afër finales së madhe të evropianit. Kur pritej se ndeshja do të përfundojë me rezultatin 2:1, papritur shpërtheu me gol kryetrimja Bajramaj. Dhe goli i saj e shtoi epërsinë në 3:1 duke dhënë edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Më një fjalë, kur nuk i shkon Gjermanisë në efikasitet – i shkon shqiptares Fatmire Bajramaj, e cila po shëndërrohet në një hero e futbollit femëror gjerman. Në finale Gjermania ndeshet me Anglinë, ndeshje e cila zhvillohet të enjten.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *