Home / Sport / Ferrara i trembet Xhenovas

Ferrara i trembet Xhenovas

Trajneri bardhezi kërkon kujdes maksimal nga skuadra e tij në ndeshjen e sotme kundër Xhenovas në “Luixhi Ferrari”.

“Ndeshja me Xhenovan është njëlloj si me Romën dhe Lacion. Ata kanë treguar vlera në kampionat dhe mbështetja e tifozëve do jetë një shtysë e fortë për të dhënë më të mirën. Jemi të vetëdijshëm që do jetë tepër e vështirë.”

Kështu e komenton trajneri i Juventusit, Çiro Ferrara, ndeshjen e mbrëmjes kudër skuadrës së Xhian Piero Gasperinit. Kreu i pankinës bardhezi do ketë të gatshëm Felipe Melon, por mbeten në dyshim Diego dhe Del Piero.

Në “luftën” e deklaratave me Gasperinin, trajneri i “Zonjës” lëshon një thumb. Para pak ditësh trajneri i Xhenovas pati deklaruar se e vlerëson Ferrarën, por nënvizoi mungesën e përvojës së ish-mbrojtësit të Juves dhe të kombëtares italiane, si dhe të Leonardos.

“E kuptoj që me fjalët e ij ka dashur të mbrojë një kategori të caktuar trajnerësh (ata me përvojë) – tha Ferrara – por mund të them me bindje të plotë se unë bëj pjesë plotësisht në këtë kategori. Prandaj, më duhet të them se fakti që për të parën herë si trajner ulem në një pankinë si kjo e Juves, mund t’i sjellë atij paksa bezdi, e kuptoj. Është normale, sepse kjo është një pankinë e lakmuar.”

Kundër Xhenovas së “rivalit” Gasperini, mungesat nga dëmtimet mund ta detyrojnë trajnerin bardhezi ta ndryshojë skemën nga 4-3-1-2, në paksa më klasike, 4-4-2.

“Gjithmonë Juvja e ka nisur ndeshjen me një skemë të përcaktuar dhe gjatë lojës kjo ka ndryshuar, në mënyrë që skuadra të përmirësohet,”- tha Ferrara në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së sotme.
“Sigurisht që çdo skuadër ka filozofinë e vet mbi të cilën e bazon lojën dhe ndryshimet e mundshme gjatë ndeshjes. Por gjithçka i lihet fushës. Ndonjëherë edhe gjendja e lojtarëve nuk të lejon të marrësh vendime të përcaktuara. Çdo trajner bën zgjedhjet e veta, por ndryshimi i sistemit të lojës për shkak të frikës nga kundërshtari nuk më duket një shenjë dobësie. Por mund të konsiderohet si shenjë respekti,”- shtoi trajneri i Juves.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *