Home / Sport / Ferrari zgjedh Fizikelën

Ferrari zgjedh Fizikelën

Piloti italian do të zbresë në pistën e Monzas nën drejtimin e makinës së skuderisë nga Maranelo.

Xhankarlo Fizikela është piloti më i ri i Ferrarit. 36-vjeçari italian do të lërë Force Indian dhe në garën për çmimin e madh të Monzas do të zëvendësojë Felipe Masën tek “kokëkuqja”, e cila, ne dy garat e fundit i ishte besuar kolaudatorit Luka Badoer. Lajmi konfirmohet si nga Force India, ashtu edhe nga Ferrari, e cila ka bërë të ditur se Fizikela do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Jam në qiellin e shtatë. Akoma nuk mund ta besoj që realizova ëndrrën e jetës sime dhe për këtë dua të falenderoj Ferrarin dhe presidentin Luka di Montexemolo.” Këto janë fjalët e para të lëshuara nga Xhankarlo Fizikela në adresën në internet të Ferrarit.

“Javën e fundit më kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme: polpozishëni dhe më pas vendi i dytë në Belgjikë dhe tani thirrja e Ferrarit për të drejtuar në pesë garat e mbetura deri në fund të sezonit. Do të jap maksimumin për të shpërblyer besimin që skuderia pati tek unë dhe mundësinë që më dha. E di që nuk do të jetë e thjeshtë, por do të jap gjithçka për të arritur rezultate sa më të larta. Duhet të them se më vjen keq për Lukën: e di se ç’do të thotë që një pilot italian të pilotojë një makinë Ferrari në pistën e Monzës, para tifozëve italianë. Ky është maksimumi,”- ka vijuar më tej Fizikela.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *