Home / Sport / FIFA dënon Chelsean me 1 vit ndalesë për blerje

FIFA dënon Chelsean me 1 vit ndalesë për blerje

FIFA ka suspenduar transferimet e Chelsea-t për dy afatet e ardhshme kalimtare, për shkak të parregullsive në angazhimin e futbollistit të ri Gael Kakuta nga klubi francez Lens në vitin 2007. Futbollisti po ashtu është dënuar me katër muaj moslojë, ndërsa, përveç suspendimit, klubi anglez do të paguajë edhe dëmshpërblim prej 780 mijë eurosh.

Klubi anglez, Chelsea është gjobitur dhe ka marrë një dënim në regjistrimin e futbollistëve deri në janar 2011 nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) si dënim për rolin e tyre në një parregullsi kontraktuale.

Sanksioni vjen pas vendimit nga dhoma e FIFA-s për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (DRC), që ishte takuar më 27 gusht për të vlerësuar parregullsitë kontraktuale mes klubit nga divizioni i parë francez Lens, futbollistit francez Gael Kakuta (18 vjeç) dhe gjigantit londinez, Chelsea. DRC e gjeti Kakutan fajtor për shkelje të kontratës, ndërsa po ashtu fajësoi Chelsean për bindjen e futbollistit të shkëpusë kontratën e tij me klubin francez në vitin 2007.

Lens ka paraqitur ankesë në FIFA në kërkim të kompensimit dhe ka kërkuar të merren sanksione sportive ndaj futbollistit dhe klubit anglez.

Në komunikatën e përbashkët nga FIFA dhe DRC thuhet se: “futbollisti është fajtor për shkeljen e kontratës së nënshkruar me klubin francez. Po ashtu, klubi anglez ka bërë shkelje duke bindur futbollistin të shkëpusë kontratën e tij me klubin francez”.

Përveç kompensimit prej 780 mijë eurosh ndaj Lens, për të cilin Chelsea është po ashtu e detyruar, Kakuta është sanksionuar sipas artikullit 17, paragrafi 3 dhe 4 i rregullave dhe statusit të transferimeve të futbollistëve.

Ai është suspenduar nga futbolli në ndeshje zyrtare për katër muaj.

“Chelsea është dënuar nga regjistrimi i futbollistëve të rinj, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për dy afatet e ardhshme kalimtare. Po ashtu, klubi Chelsea duhet t’i paguajë qendrës sportive të Lensit një vlerë prej 130 mijë eurosh”, thuhet në vazhdim të komunikatës.

Afati i ardhshëm kalimtar hapet në janar nga 1-31, 2010, ndërsa pas kësaj mundësia tjetër për transferimin e futbollistëve të rinj vjen në fund të këtij sezon deri më 31 gusht (Evropë) dhe 1 shtator (Britani) 2010.

Një mesfushor ofensiv në ekipin e dytë të Chelseas, Kakuka besohet të jetë ardhmëria e klubit londinez dhe pas sezonit 2007/08 ishte votuar si futbollisti më i mirë në akademinë e Chelseas.

Kakuta ishte pjesë e Kombëtares U-17 të Francës, e cila ishte finaliste e mposhtur në Kampionatin evropian në maj të këtij viti. Tani pritet që Chelsea të paraqesë ankesë në gjykatën më të lartë sportive – Gjykata Arbitrate e Sportit (CAS).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *