Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë aktivitetet për nxjerrjen e anijes ‘Ilinden’ nga Liqeni i Ohrit

Fillojnë aktivitetet për nxjerrjen e anijes ‘Ilinden’ nga Liqeni i Ohrit

Edhe pse “Ilinden” ndodhet vetëm në 6 deri 7 metra thellësi dhe disa qindra metra larg bregut, megjithatë aktivitetet e nxjerjes nga ujërat e Liqenit të Ohrit do të zhvillohen në disa faza, ndërsa vetë procesi nuk pritet të përfundojë për një ditë.

16 shtator-Një grup zhytësish nga ndërmarrja e Splitit “Dubina”, e specializuar për aktivitete nënujore, sot do të arrijë në vendin e fundosjes së anijes “ilinden” dhe do të fillojë me instalimin e pajisjes për nxjerrjen e saj.

Aktivitetet do të fillojnë me hulumtimin e terrenit, si dhe me xhirimin nënujor të anijes së fundosur me aparate të posaçme ultra-zanore.

Edhe pse “Ilinden” ndodhet vetëm në 6 deri 7 metra thellësi dhe disa qindra metra larg bregut, megjithatë aktivitetet e nxjerjes nga ujërat e Liqenit të Ohrit do të zhvillohen në disa faza, ndërsa vetë procesi nuk pritet të përfundojë për një ditë.

Ekspertët e inkuadruar në Komisionin që i investigon shkaqet e fundosjes së “Ilinden”-it insistuan që aktivitetet e nxjerrjes së anijes t’i kryejë ndërmarrja e specializuar, me qëllim që të mos vijë deri te çfarëdo lloj dëmtimi i anijes, që do ta dëmtonte hetimin.

Anija “Ilinden” u fundos më 5 shtator, tek Auto-kampi “Eleshec”, me ç’rast me vete mori 15 viktima. Të gjitha viktimat ishin turistë nga Bullgaria fqinje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *