Home / Lajme / Maqedoni / Filluan protestat para mjekësisë

Filluan protestat para mjekësisë

”5 klasa neve na janë marrë sivjet, nënkupton 180 fëmijë, domethënë 180 fëmijë kanë ngelur jashta bankave shkollore. Unë si drejtues I kësaj shkolle kam shumë siklet për arsye se ende nuk kam filluar që të merrem me punët primare të shkollës që janë.Edhe këta janë primare dhe më e dhimbshmja e të gjithave eshte kur prindërit vijnë gjithë kohës pas dere dhe thiren në atë se fëmijët duam ti regjistrojnë ne këtë shkollë”, thotë Dehari.

Urim Hasipi
Tetovë -170 nxënës kanë ngelur jashta bankave të shkollës së mesme të mjeksisë në Tetovë. Kjo për shkak të reduktimit të paraleleve të kësaj shkolle nga 17 në 12. Prindërit e fëmijëve që kanë ngelur jashta klasave, prej sot kanë filluar protestën ku kërkojnë që edhe fëmijët e tyre të pranohen në shkollën e mesme medicinale “Nikolla Shtejn”, në Tetovë. Duam që të gjithë nxënësit mos të na ngelin rrugëve , do të marim masa, ne këshilli I prindërve të fëmijëve që nuk janë pranuar, jemi tubuar që të protestojmë ndërsa nëse nuk arrihet ndonjë pajtueshmëri protestat do të vijojnë”, thotë Zija Veliu, kryetar I këshillit të prindërve.

Ndërsa prindërit thonë se do të marrin masa më radikale nëse nuk realziohen kërkesat e tyre.

”Në jemi këtu si këshilli I prindërve ndërsa prej nesër marrim masa më të ashpra, vazhdojmë me protesta para qeverisë. Qeveria e kaluar e bëri shkollimin e mesëm të obligueshëm e në anën tjetër I zvogëlon paralelet në gjuhën shqipe nga 17 në 12, mos tallen më fëmijët tonë se fëmijët tonë diku rreth 168 qëndrojnë në shtëpi dhe I bëj apel zëvendësministres së arsimit Lindita Qazimi që të na vizitojë”, thotë Muharem Ramadani prind.

Drejtori I shkollës së mesme të mjekësisë Nikolla Shtejn Halit Dehari shprehet se edhe ai është për zgjidhjen e këtij problemi. Por faji sipas tij qëndron tek Ministria e Arsimit e cila edhe pas dy javësh që është dërguar kërkesa për hapjen edhe të tre paraleleve ende përgjigje nuk ka..

”5 klasa neve na janë marrë sivjet, nënkupton 180 fëmijë, domethënë 180 fëmijë kanë ngelur jashta bankave shkollore. Unë si drejtues I kësaj shkolle kam shumë siklet për arsye se ende nuk kam filluar që të merrem me punët primare të shkollës që janë.Edhe këta janë primare dhe më e dhimbshmja e të gjithave mos keqkuptohemi kur prindërit vijnë gjithë kohës pas dere dhe thiren në atë se fëmijët duam ti regjistrojnë ne këtë shkollë”, thotë Dehari.

Ne kemi bërë kërkesë veç më 2 javë gati bëhen, jemi drejtuar njëkohësisht edhe komunës edhe ministrisë së arsimit kurse nuk kemi përgjigje”, thotë me tej Dehari.Prindërit paralajmëruan që protestat e tyre do vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit. Nëse është e nevojshme ata protestat e tyre do I vazhdojnë edhe para qeverisë, shprehen prindërit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *