Home / Sport / Formacioni kuqezi anti-Danimarke

Formacioni kuqezi anti-Danimarke

Prej atij qe dukej si balotazhi i mesfushoreve te majte, ku Lika, Hyka e Vila ishin ne gare per nje fanelle titullari, i fituar ka dale Elvin Beqiri. Trajneri Josip Kuzhe ka perzgjedhur formacionin qe do te hedhe ne fushe, ne sfiden e sotme perballe Danimarkes.

Ai ka preferuar te zevendesoje “koke per koke” me nje mbrojtes te mirefillte te demtuarin Kristi Vangjeli.

Fillimisht mendohej se ne krahun e majte te repartit difensiv do te aktivizohej Agolli, por gjate pasdites se te henes, drejtuesi i stolit kuqezi vendosi qe majtoshi i Krivbasit te mos levizte nga roli i mesfushorit.

Kroati 56-vjeçar i ka besuar eksperiences dhe dinakerise se Beqirit, i vetedijshem se per te mos humbur perballe skuadres se Morten Olsen, me pare duhet te “blindoje” mbrojtjen.

Ne porte, ashtu si pritej, Samir Ujkani do te zbrese ne fushe nga minuta e pare, pas paraqitjeve te mira ne miqesoret me Gjeorgjine dhe Qipron.

Ky eshte shansi me i mire per “gardianin” 21-vjeçar qe te justifikoje besimin e dhene nga stafi teknik.

Dallku do te aktivizohet ne rolin e tij te zakonshem si mbrojtes i djathte, ndersa Lorik Cana do te sakrifikohet serish ne qender, perkrah Debatik Currit.

Ndryshimet me te dukshme vihen re ne mesin e fushes, me Klodian Duron ne nje rol te ri “alla Pirlo”.

Edhe pse lojtari i Apollon Limasolit eshte mjaft rezultativ ne fazen sulmuese, Kuzhe beson se ai do te jete nje organizator perfekt. 31-vjeçari do te drejtoje te gjitha manovrat e skuadres kuqezi, por do te marre edhe mjaft detyra mbrojtese.

Duro do te jete i perfshire ne dyluftimet direkte me kapitenin e danezeve Jon Dahl Tomason, i cili luan pas shpines se sulmuesit kryesor, Niklas Bendtner.

Elbasanasi ka detyren ta qarkulloje sa me shpejte topin, nderkohe qe do te jete i “kufizuar” ne aksionet sulmuese.

Pak me i avancuar se Duro do te luaje Ervin Bulku, i cili do te kete me shume mundesi per t’iu afruar portes kundershtare.

Keta jane gjashte lojtaret qe do te mbajne peshen kryesore te mbrojtjes, edhe pse ne analizen e fundit me skuadren Kuzhe eshte shprehur qarte: te mos mbyllemi ne zonen tone.

“Duhet te mbrohemi me kujdes, por te evitojme qe te terhiqemi shume mbrapa, duke u lene terren kundershtareve qe te afrohen te zona”, ishin direktivat qe trajneri u dha lojtareve.

Detyra difensive do te kene edhe kapiteni Ervin Skela dhe Agolli, te cilet duhet te mbyllin hapesirat, por edhe te ndertojne kundersulme te shpejta nga krahet.

Hamdi Salihi do te jete ne rolin e sulmuesit te dyte: paraqitja e shkelqyer me Qipron, e ka bindur trajnerin se shkodrani eshte partneri ideal i Erjon Bogdanit ne sulm.

Ne biseden me lojtaret, Kuzhe u ka bere te qarte kuqezinjve se vetem “Er-Bomber” do te kete “luksin” qe mos te hyje ne dyluftime me danezet ne gjysmefushen e Shqiperise, ndersa te gjithe te tjeret do te impenjohen per te mbrojtur.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *