Home / Sport / Formula 1, pilotët në mbrojtje të Briatores

Formula 1, pilotët në mbrojtje të Briatores

Pas vendimit të FIA-s për të përjashtuar Flavio Briatoren nga bota e Formula 1, kanë reaguar pilotët e skuderive të ndryshme në mbrojtje të italianit.

Të gjithë në anën e ish-numrit një të Renosë, të gjithë kundër Pike. Pilotët e Formula 1 i rikthehen vendimit të Këshillit Botëror të FIA-s dhe vendosin “pikat mbi i”. Ose më saktë, drejtojnë gishtin te fajtorët.

Për shembull, Kubica është shumë i qartë në lidhje me ngjarjen: “Në fund, fajtorët e vërtetë nuk u dënuan.” Pak a shumë në të njëjtën linjë qëndron edhe Fizikela. Sipas tij, imuniteti për Pike është i gabuar dhe ndëshkimi për Briatoren i ekzagjeruar.

Kurse Jarno Truli thotë se Flavio Briatore nuk mund të jetë fajtori i vetëm i gjithë asaj që ndodhi dhe nuk mund të paguajë për të gjithë. Maks Veberit, i cili e ka pasur drejtues për 11 vjet, por tani muk mund ta ketë më, i vjen keq, sepse “me asnjë menaxher nuk u ndjeva më mirë se me të.”

Të gjithë janë pak a shumë të të njëjtit mendim, përveç njërit. Niko Rosberg, i cili në Singapor doli i dyti pas Alonsos, del kundër të tjerëve. Thotë se nuk ndihet fituesi moral i asaj gare: “Sidoqoftë, Pike e ndihmoi FIA-n të largojë nga Formula 1 njerëzit që bëjnë gjëra të tilla. Ka njerëz që bëjnë gjëra të paligjshme dhe në këtë rast ndodhi pikërisht kjo.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *