Home / Lajme / Maqedoni / Fuere me pritje pozitive në vigjilje të raportit të KE-së për Maqedoninë

Fuere me pritje pozitive në vigjilje të raportit të KE-së për Maqedoninë

“Jemi të inkurajuar edhe nga mesazhet që i marrim, siç është ai nga komisari Oli Ren. Në këtë kontekst mund ta lavdëroj edhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Vasko Naumovski, i cili me orvatjet e veta që t’i avancojë reformat, i lëvizi punët, kështu që mund të them se jemi të inkurajuar para sjelljes së raportit”, deklaroi Fuere pas përfundimit të tuining-projektit për avancimin e kapaciteteve të institucioneve për parandalimin e larjes së parave

Euroambasadori Ervan Fuere në vigjilje të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë në eurointegrimet thotë se është i inkurajuar nga punët e bëra në periudhën e fundit.

“Jemi të inkurajuar edhe nga mesazhet që i marrim, siç është ai nga komisari Oli Ren. Në këtë kontekst mund ta lavdëroj edhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Vasko Naumovski, i cili me orvatjet e veta që t’i avancojë reformat, i lëvizi punët, kështu që mund të them se jemi të inkurajuar para sjelljes së raportit”, deklaroi Fuere pas përfundimit të tuining-projektit për avancimin e kapaciteteve të institucioneve për parandalimin e larjes së parave.

Fuere shpreson se do të vazhdojë trendi i miratimit të vendimeve me konsensus në lidhje me realizimin e detyrave që ia ka parashtruar BE-ja Maqedonisë. “Ky nuk është proces që do të përfundojë më 15 shtator deri në ditën e mbylljes ose më 15 tetor deri në ditën e publikimit të raportit, por është i përhershëm”, tha ambasadori i BE-së në Maqedoni.

I pyetur nëse me reformat në administratën publike do të përfundohet me plotësimin e detyrimeve të parashtruara nga KE-ja, Fuere u përgjigj se pas miratimit të Ligjit për nëpunës shtetërorë, autoritetet duhet të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e plotë të tij.

“Duke e komentuar zhvillimin e fundit të ngjarjeve në kontestin mes EVN-së dhe ELEM-it, Fuere tha se vendimi i fundit gjyqësor për rastin është hap përpara drejt arritjes së vedimit final. “Ky kontest ka pasur ndikim të vetin mbi një numër të madh të fushave të ndryshme, investimeve të huaja, sektorit të përgjithshëm energjetik, kështu që konsiderojmë se me zgjidhjen e këtij kontesti do të sigurojmë progres edhe në këto fusha tjera”, tha Fuere.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *