Home / Sport / Gana, e para afrikane që prek Botërorin

Gana, e para afrikane që prek Botërorin

Afrikanët, të udhëhequr nga treshja Muntari-Esien-Apiah kanë prerë biletën e kualifikimit, duke u bërë skuadra e parë afrikane që prek botërorin.

Mesfushori i Interit, Sulej Muntari dhe ai i Çelsit, Mikael Esien shënuan ndaj Sudanit, duke u bërë protagonistë të kualifikimit të Ganës në Kampionatin Botëror. Pas ganezëve pritet që tëkalojnë për në Afrikën e Jugut edhe Bregu i Fildishtë e Tunizia.

Afrika e Jugut është e kualifikuar automatikisht, kurse Kameruni duhet të luftojë ndaj Algjerisë dhe Egjiptit për një vend në Kupën e Botës.

“Yjet e zinj” të Ganës mundën 2-0 Sudanin dhe barazimi 1-1 mes Malit dhe Beninit i çon të besuarit e serbit Milovan Rajevac në Botëror për të dytën herë rresht. Hera e parë që ganezët prekën një Kampionat Botëror ishte në Gjermani në 2006 .

Për kombëtaren e interistit Muntari, fitorja e djeshme ishte e katërta në po kaq ndeshje të luajtura për kualifikueset jugafrikane, duke patur një avantazh prej 7 pikësh ndaj Mailt, kur kanë mbetur edhe dy takime për t’u luajtur.

Trajneri Rajevac, ish-lojtar i Yllit të Kuq të Beogradit në vitet ’73-’89, mori drejtimin e skuadrës afrikane para një viti, duke zëvendësuar Klod Le Roj dhe që atëherë ka bërë një punë të mirë. Ai kishte në dispozicion mesfushën “e artë” me Muntari, Esien dhe kapitenin Stefan Apiah.

Interesant është rasti i ish-juventinit Apiah, i cili nuk ka një skuadër që prej dy vitesh dhe përsëri grumbullohet nga trajneri, duke pasur besimin e tij, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Në botë, aq më tepër në një Kampionat Botëror nuk ka një rast të ngjashëm me të.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *