Home / Sport / Gjimnastet kuqezi me parate e tyre ne boteror

Gjimnastet kuqezi me parate e tyre ne boteror

Sportistet shqiptare qe do te marrin pjese ne Kampionatin Boteror te Gjimnastikes, i cili do te zhvillohet ne Londer nga data 14 deri me 18 tetor, jane te detyruar t’i paguajne nga xhepi i tyre shpenzimet e udhetimit dhe te akomodimit.

Nje çudi me etiketen “Made in Albania”, qe ndodh ne vitin 2009. Edhe pse ata perfaqesojne Shqiperine ne aktivitetet e rendesishme nderkombetare, askush nga pergjegjesit nuk ben sforcon minimale per te gjetur nje zgjidhje: fondet e FSHGJ-se jane te “ngrira” prej “luftes” per kreun e federates, ndersa Ministria e Sporteve (shkaktarja kryesore e konfliktit) nuk ka shfaqur ndjeshmeri ndaj kesaj situate.

Gjithçka ka filluar ne muajin shkurt, kur presidenti Flobenc Dilaveri anuloi Asamblene Zgjedhore per shkak te manipulimit te disa mandateve. MTKRS-ja nuk e mori parasysh vendimin e drejtuesve me te larte te Gjimnastikes dhe organizoi nje tjeter asamble, e cila zgjodhi si president ish-deputetin Aleksander Biberaj.

Megjithate, pas mbeshtetjes nga Federata Nderkombetare e Gjimnastikes (FIG), Dilaveri ruajti statusin e kreut te federates edhe nepermjet shkalleve te drejtesise, duke filluar nga Keshilli i Arbitrazhit Sportiv.

Edhe Gjykata e Tiranes i dha te drejte anetarit aktual te Ekzekutivit te KOKSH-it, ndersa ngerçi eshte krijuar nga Permbarimi, qe ende nuk ka zbatuar urdherimin per largimin e drejtuesve paralele, te cilet duhet te lirojne zyrat e FSHGJ-se dhe mbajne peng fondet per sportistet.

Por ne fund, viktimat jane pikerisht gjimnastet, te cilet kane pranuar t’i sigurojne personalisht financat per te marre pjese ne Boteror, me premtimin se parate do t’u rimbursohen sapo situata te normalizohet.

Ne kete eveniment, Shqiperia do te perfaqesohet nga Alon Hasa dhe dy vajzat Ornela Çuka dhe Riselda Selaj, ndersa shpenzimet mesatare per secilin sportist kapin shifren 1000 euro. Ndihma e vetme deri ne keto momente eshte ajo e Komiteti Olimpik, qe pasi mori persiper te paguante “faturen” e gjimnasteve ne Lojerat Mesdhetare te Peskaras, ka kontribuuar me pagesen per regjistrimin ne Londer.

“Personalisht me vjen turp qe t’i kerkoj serish ndihme drejtuesve te KOKSH-it, pas ndihmes ne Peskara”, pohoi presidenti i FSHGJ-se, Dilaveri.

“Fondet ekzistojne, ato jane miratuar nga Ministria e Sporteve, por vazhdojme te presim pergjigje nga ky institucion per zgjidhjen e kesaj situate. Deri me tani shqetesimi yne, i ketyre sportisteve qe perfaqesojne vendin, ka rene ne vesh te shurdhet. Per te mos humbur aktivitetin, kemi bere nje pakt me gjimnastet dhe prinderit e tyre: ata jane te gatshem te sakrifikojne nga te ardhurat e tyre per te qene ne Boteror, ndersa ne si federate do t’u rimbursojme gjithçka, sapo te rifillojne funksionet normale”.

Sot, pese gjimnaste shqiptare (kater djem dhe nje vajze) jane nisur drejt Maqedonise, per Kampionatin Ballkanik per te rinj, me 25-26 shtator, ku serish fondet mbeten problemi kryesor. Per pjesemarrjen e Shqiperise, garante ka dale federata e vendit fqinj, e cila do te paguaje pjesen me te madhe te shpenzimeve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *