Home / Sport / Hamburgu ndal Bajernin e Munihut

Hamburgu ndal Bajernin e Munihut

Hamburgu ka ndalur serine e rezultateve pozitive te Bajernit te Mynihut, pasi ka fituar 1-0 ne Nordbank Arena. Goli i fitores per Hamburgun u shenua ne minuten e 73 nga Petric.

Pas pak minutash Bajerni arriti te barazoje me ane te Klose por u anulua per pozicion jashte loje te futbollistit bavarez.

Me kete fitore Hamburgu ruan vendin e pare me 17 pike, ndersa Bajerni ndodhet ne te gjashtin me 6 pike me pak se kryesuesit.

Edhe Shalke ka fituar 1-0 ne fushen e Borusia Dortmund. Mjaftoi goli i Farfan per Shalken qe te siguroje kete fitore e cila e ngjit ne vendin e trete.

Ne ndeshjet e tjera, Shtutgart fitoi 3-0 me Ajntraht te Frankfurtit, Verder Bremen mundi Mainzin 3-0, ndersa Volfsburg fitoi me Hanoverin 4-2.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *