Home / Sport / Hamdi Salihi, në 11-shen e javës në Austri – Tani kërkon gol kundër Seltik-ut

Hamdi Salihi, në 11-shen e javës në Austri – Tani kërkon gol kundër Seltik-ut

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme dhe dy golave të shënuar në fitoren 3:1, kundër Viener Neustadt-it, Hamdi Salihi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në kampionatin austriak.

Është njeriu i javës në Austri. Shënoi dy gola të bukur dhe ka zënë vend në formacionin më të mirë të Bundesligës austriake për javën e nëntë të saj. Madje Hamdi Salihi rezulton të jetë edhe ndër lojtarët me notën më të lartë dhënë nga specialistët e futbollit në këtë vend.

Vetëm portieri i Salzburgut, Edi Gustafson është vlerësuar me lart se sulmuesi shqiptar, me notën 9.5. Ndërsa Salihi ka marrë notën 9 së bashku me sulmuesin e Austrisë së Vjenës, Tomas Jun.

Treshes së sulmit më të mirë të kësa jave i është bashkangjitur edhe ish-kolegu i Salihit deri pak javës te Riedi, Nacho.

Hamdi Salihi paralajmeron tifozet e Selltikut: Do t’iu prish festimet!

Sulmuesi i Rapidit te Vjenes, Hamdi Salihi deklaroi se skuadra ku ai aktivizohet eshte ne gjendje qe te fitoje perballe Selltikut, madje ne fushe te ketij te fundit. Autori i nje dopiete, per Rapidin e Vjenes ne ndeshjen e fundit te kampionatit austriak, Salihi, shpreson qe te jete serish protagonist ne kompeticionin e Evropa Liges. Sulmuesi i kombetares shqiptare thote se nuk do te jete surprize nje tjeter fitore, ndaj tifozet e Selltikut duhet te jene te ndergjegjshem per nje gje te tille. “Te gjithe tifozet e Selltikut, duhet te dine se ne jemi te rrezikshem dhe do t’i mundim ata ne Skoci. Salihi kaloi gjate veres, nga Riedi tek Rapidi dhe ka mundesi qe edhe ne kete edicion te konkurroje ne Evropa Lige, kompeticioni i dyte per nga rendesia ne Evrope, ku synimet e austriakeve jane te larta. “Ne do te nisemi drejt Glasgout, per te marre nje rezultat sa me pozitiv perballe Selltikut, ndonese dihet forca e tyre kur luajne brenda ne shtepi. E provuam nje gje te tille edhe ndaj Aston Viles dhe Hamburgut. Mendoj se kemi nje skuader te afte qe te konkurroje me dinjitet ne nivele nderkombetare dhe nuk ka rendesi fare nese luajme ne shtepi, apo jashte fushes sone”. Salihi thote se tifozet e Selltikut jane nje fakt i pamohueshem ne mbeshtetje te skuadres se tyre, por sulmuesi beson tek forca e Rapidit te Vjenes. “Jam i gatshem, qe te mundim Selltikun. Nuk mund te pres qe te gezojne me shpejt tifozet skoceze, pasi synoj qe te shenoj une ne porten e tyre”, – shpjegon Hamdi Salihi. Organizatori Branko Boskovic nderkaq, mund te rikthehet ne ndeshjen e se enjtes ne mbremje, pas demtimit te gjate qe kaloi me Rapidin. Lojtari malazez eshte aktivizuar 42 minuta ne fitoren e paster 3-0 ndaj Hamburgut, ne ndeshjen premiere te Evropa Liges. “Ndihem mire me pergatitjet qe kemi bere gjate sezonit. Po shoh para per nje te ardhme me te mire”, – theksoi organizatori i Rapidit te Vjenes. Edhe pse me nje mungese te madhe, Rapidi ka arritur qe te shenoje disa rezultate te pelqyeshme dhe kjo fale sulmit, qe ka gjetur me lehtesi rrugen e rrjetes. Blerja e Hamdi Salihit gjate merkatos se veres, sipas drejtuesve te Rapidit te Vjenes eshte cilesuar nje goditje e madhe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *