Home / Sport / Hamdi Salihi nënshkruan me Rapidin e Vjenës

Hamdi Salihi nënshkruan me Rapidin e Vjenës

25-vjeçari shkodran ka firmosur në orët e fundit të merkatos një kontratë trevjeçare me klubin më të njohur në Austri.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, që prej vitit 2007 luan në kampionatin austriak me Riedin, Hamdi Salihi, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij si futbollist. Nuk e ka lënë kampionatin austriak, por ama ka kapur majat e tij, pikërisht Rapidin e Vjenës, skuadrën më të njohur të këtij vendi, por edhe më gjerë, me përfaqësimet e saj në Kupat e Europës. Madje, kujtojmë se në edicionin e fundit, Rapidi u ndesh në “Europa League”, në turin e dytë të saj, me Vllazninë e Shkodrës, të cilën e mundi 5-0 në Vjenë dhe 3-0 në Shkodër.

Mediat austriake kanë njoftuar kalimin e shqiptarit nga Riedi tek Rapidi të hënën pasdite, ndërkohë që një gjë të tillë e ka paralajmëruar në fakt edhe vetë lojtari shkodran paraditën e së njëjtës ditë. Mesa duket, dy klubet ishin në kontakt prej ditësh, por afrimi i mbylljes së merkatos verore për të gjitha skuadrat, limiti i së cilës ishte ora 24.00 e ditës së djeshme, 31 gusht 2009, ka bërë që të zyrtarizohet gjithcka.

Media austriake njofton se tashmë Rapidi i Vjenës e ka zëvendësuar më së miri Maierhofer Stefan, sulmuesin dhe golashënuesin e tij të larguar për tek Ëolverhampton Ëanderers, pikërisht me një tjetër golashënues të spikatur në Austri, shqiptarin e Riedit, Hamdi Salihi. Në marrëveshje është përfshirë edhe kalimi i Nacho Rodríguez, që kalon tashmë tek Riedi.

“25-vjeçari ndërkombëtar shqiptar, Hamdi Salihi, i cili erdhi në vitin 2007 në kampionatin austriak, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Rapidin e Vjenës ditën e hënë dhe tashmë do të luajë për klubin e njohur të kryeqytetit të Austrisë. Rreth tarifës së transferimit nuk është zbuluar ende asgjë nga të dyja klubet,”- citojnë mes të tjerash mediat e këtij vendi. Gjatë kohës si lojtar i Riedit, Hamdi Salihi ka luajtur 82 ndeshje dhe ka shënuar 34 gola.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *