Home / Sport / Hysni Maxhuni trajner i ri i Trepçës

Hysni Maxhuni trajner i ri i Trepçës

Hysni Maxhuni është emëruar dje trajner i ri i Trepçës. Ai në këtë detyrë do ta pasojë Gani Sejdiun, i cili para tre ditësh ofroi dorëheqje, pasi kryesia e klubit pa pëlqimin e tij sanksionoi futbollistët për humbjen ndaj Ferizajt. …

Maxhuni u prezantua zyrtarisht në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. “Kemi qenë të detyruar që të bëjmë një zgjidhje dhe mendoj se marrëveshja me Maxhunin është një zgjidhje e mirë. Ai është trajner i njohur, si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, ka pohuar nënkryetar i klubit Trepça, Agim Haxha. Ndërkaq, Maxhuni, i cili së fundmi ka drejtuar Hysin, është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Trepçës. “Trepça ka një numër të madh të futbollistëve cilësor, prandaj me një punë profesionale shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit për të fituar titullin e kampionit”, ka thënë Maxhuni. Ndeshjen e tij të parë në drejtim të Trepçës, Maxhuni do ta ketë këtë fundjavë në Mitrovicë ndaj Flamurtarit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *