Home / Sport / Ibra: Milani, i tmerrshëm në derbi

Ibra: Milani, i tmerrshëm në derbi

Sulmuesi suedez flet nga Spanja për ish-skuadrën e tij por dhe për Barcelonën.

Kurrë nuk ka pëlqyer të flasë. Gjithmonë e urren të jetë banal. Zllatan Ibrahimoviç bën të njëjtën gjë edhe në Spanjë. Ai kërkon më tepër kohë tek Barcelona: “Më duhet akoma kohë për t’u integruar plotësisht në mënyrën e re të lojës.” Nga ana tjetër, Italia është një kapitull i shkuar: “E pashë derbin, por, çfarë Milani i tmerrshëm!” Po Mourinjo? “E di që ishte në “Kamp Nou” për të na parë. Kërkon të gjejë të gjitha mënyrat për të na ndalur.”

Pasi fitoi Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës, Ibra është i lumtur edhe për golin e tij të parë me fanellën e katalanasve para tifozëve të rinj. “Goli me zhytje me kokë, është një risi për mua. Por isha i lodhur dhe prandaj u gjenda aty,”- thotë suedezi me shaka, i cili është bërë serioz kur analizon ndryshimet midis futbollit italian dhe atij spanjoll, midis Interit dhe Barcelonës: “Këtu është krejtësisht ndryshe. Argëtohem ashtu siç argëtohesha në Itali, por këtu marr dyfishin e topave.” Edhe sepse topin e ka gjithnjë Barcelona: “Pikërisht, dhe nuk na ndal dot askush.”

I duhet të mësojë shpejt, sepse menjëherë në Ligën e Kampionëve shumë shpejt vjen Interi dhe Ibra uk do të bëjë figurë të keqe: “I pashë ish-shokët e mi në derbi. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje? Milani. Është e pabesueshme se si u shkatërrua.”

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *