Home / Sport / Ibra: Vërshëllimat, “gjest dashurie”

Ibra: Vërshëllimat, “gjest dashurie”

Sulmuesi suedez i konsideron normale vërshëllimat në drejtim të tij mbrëmë në “San Siro”.

“Dikush ka fishkëllyer dhe kjo është normale kur humbet një lojtar që nuk do ta humbësh. Tifozët ishin të qetë, jeta vazhdon.” Zllatan Ibrahimoviç i interpreton si një “gjest dashurie” vërshëllimat në drejtim të tij gjatë sfidës së të mërkurës midis Interit dhe Barcelonës.

Suedezi nuk u duk aspak i shqetësuar dhe pas ndeshjes, u përgëzua nga mediat spanjolle. “Ishte një ndeshje e madhe. Me pak më tepër fat mund të kishim shënuar dy ose tre gola,”- tha ish-sulmuesi zikaltër.

“Sidoqoftë – shton bra – për Barcelonën është një pikë e rëndësishme e marrë jashtë fushe.”

I pari aksion i rrezikshëm që u krijua nga skuadra katalanase u shpërdorua pikërisht nga Zllatan Ibrahimoviç: “E pata mundësinë për të shënuar, me pak fat, topi mund të kishte hyrë në rrjetë.”

Në fund, sulmuesi suedez jep një mendim në lidhje me ish-ekipin e tij: “Është një skuadër e fortë, lojtarët e rinj janë shumë të zot. Duhet të futen plotësisht në mekanizmat e skuadrës, por janë më të fortë se vitin e kaluar.”

Këto fjalë i kanë pëlqyer edhe Masimo Moratit. Një përqafim për të? “Po, e bëra, i përqafova të gjithë dhe ata ishin të kënaqur që më shikonin. E njëjta gjë edhe për mua.”

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *