Home / Lajme / Maqedoni / Imer Aliu:250 të punësuar largohen nga USHT, Qeveria plan shkatërrimi

Imer Aliu:250 të punësuar largohen nga USHT, Qeveria plan shkatërrimi

“Përveç heqjes së masave të dhunshme, të ndalet edhe largimi i të punësuarve në këtë institucion, të ndalet tentimi i strukturave të BDI-së për shkatërrimi e USHT-së dhe në anën tjetër t’u vazhdohen kontratat profesorëve që vijnë nga Universitetet e Prishtinës dhe Tiranës sepse ata janë një kuadër i mirëfilltë dhe me përvojë të madhe akademike”, ka kërkuar anëtari i lartë i PDSH-së, Imer Aliu, duke shtuar se partia e tyre ka informacione për komplotin që po përgatit BDI dhe kjo Qeveri, me qëllim siç thuhet “bashkimin e dy universiteteve shqiptare dhe krejt me qëllimin final –shkatërrimin e të njejtëve”.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka alarmuar gjendjen dhe largimet masive të të punësuarëve në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

“Përveç heqjes së masave të dhunshme, të ndalet edhe largimi i të punësuarve në këtë institucion, të ndalet tentimi i strukturave të BDI-së për shkatërrimi e USHT-së dhe në anën tjetër t’u vazhdohen kontratat profesorëve që vijnë nga Universitetet e Prishtinës dhe Tiranës sepse ata janë një kuadër i mirëfilltë dhe me përvojë të madhe akademike”, ka kërkuar anëtari i lartë i PDSH-së, Imer Aliu, duke shtuar se partia e tyre ka informacione për komplotin që po përgatit BDI dhe kjo Qeveri, me qëllim siç thuhet “bashkimin e dy universiteteve shqiptare dhe krejt me qëllimin final –shkatërrimin e të njejtëve”.

Deputeti Aliu ka kërkuar që urgjentisht të hiqen masat e dhunshme nga ky universitet shqiptar shtetëror dhe të mundësohet një proces normal mësimor.

“Deri sot më shumë se 250 persona janë larguar nga puna duke përfshirë këtu profesorë dhe kuadrin tjetër të administratës dhe në vend të tyre punësojnë njerëz që nuk janë të thirrur në tituj akademikë dhe ajo çfarë është më e keqe të njëjtit më pastaj vendosen si Dekanë dhe prorektorë në këtë institucion të lartë arsimorë”, ka theksuar Aliu, duke sqaruar edhe ndërprerjen e kontratave me profesorët e UP-së dhe UT-së, të cilët sipas tij, kanë dhënë kontribut për USHT-në.

Ai ka thënë se me instalimin edhe të bandave kriminale në USHT, janë larguar profesorë me tituj shkencorë, ndërsa janë sjellur njerëz joadekuat. Deputeti i PDSH-së ka kritikuar edhe disperzimin e fakulteteve, duke theksuar se kjo është bërë pa asnjë kriter nga Qeveria aktuale.

“Disperzimi është bërë pa asnjë kriter dhe për politikë ditore, sepse në Kërçovë është hapur fakultet me 10 studentë, ndërsa pyesim se si do të realizohet ky disperzim kur kihet parasysh se buxheti I USHT-së është shkrurtuar nga qeveria aktuale”, ka theksuar anëtari i lartë i PDSH-së, Imer Aliu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *