Home / Lajme / Maqedoni / Inaguruan shkollë pa banka dhe karrige

Inaguruan shkollë pa banka dhe karrige

”Në shkollë ende inventari nuk është plotësuar komplet, përveç që kemi 75 banka dhe 160 karike të radhitura në shkollë. Pastaj inventari plotësues kabinetikë që duhet patjetër të plotësohet”.

Drejtori shkollës në kuadër të së cilës është edhe shkolla e re është skeptik se shkolla do fillojë shpejt me punë se janë vonuar shumë gjera

Edhe pse u inaugurua para katër ditësh, shkolla e re periferike Migjeni në lagjen Drenovec nuk parashihet që të fillojë me punë shpejt. Kësaj shkolle I mungon pothuajse gjithëçka. Nuk ka inventar të brendshëm, mundon kuadri teknik, si dhe punësime të reja të arsimtarëve, deklaroi Arif Ceka drejtor I shkollës Migjeni.

”Në shkollë ende inventari nuk është plotësuar komplet, përveç që kemi 75 banka dhe 160 karike të radhitura në shkollë. Pastaj inventari plotësues kabinetikë që duhet patjetër të plotësohet”.

Drejtori shkollës në kuadër të së cilës është edhe shkolla e re është skeptik se shkolla do fillojë shpejt me punë se janë vonuar shumë gjera

Ndërsa ditën e inaugurimit, ministri I arsimit dhe Shkencës I Maqedonisë Nikolla Todorov deklaroi se shkolla do filloje me punë së shpejti.

”Do të mundohemi që sa më shpejtë që mundet të fillojë me mësim sepse për të filluar me mësim duhet të sigurohen kushte plotësuese teknike, të sigurohet personel I mjaftueshëm që ta mbajmë këtë bukuri që e shohim tani”, tha në ditën e inaugurmit Todorov.Në këtë shkollë përvec nxënësve filloristë, janë paraparë të mësojnë edhe tetë paralele të shkollës së mesme të ekonomisë “8 Shtatori”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *