Home / Sport / Inter-Barça, fillon numërimi mbrapsht

Inter-Barça, fillon numërimi mbrapsht

Rritet ankthi në prag të supersfidës në Ligën e Kampionëve midis Interit dhe Barcelonës të mërkurën në “San Siro”. Flasin protagonistët.

Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta u është kundërpërgjigjur deklaratave të teknikut zikaltër në lidhje me Eto (“Unë nuk e kërkova, Barcelona nuk e donte më dhe na e dha”): “Nuk i dhuruam asgjë – u shpreh Laporta në një intervistë për një radio katatanase -. Transferimi i kamerunasit u bë me marrëveshje midis dy klubeve. Interi na e kërkoi Etonë dhe ne kishim vendosur që për të kishte ardhur momenti për të lënë Barcelonën. Eto i ka dhënë shumë kësaj skuadre dhe u largua me dinjitet.”

Kurse qendërmbrojtësi spanjoll, Zherrard Pike do të ketë detyrën e vështirë për të ndalur ish-shokun e skuadrës, Samuel Eto: “Kur e ka topin në këmbë brenda zonës, është tepër i rrezikshëm – tha Pike për të përditshmen spanjolle “El Mundo Deportivo” -. Prandaj duhet ta mbajmë sa më larg zonës që të jetë e mundur. Sa më pak të hyjë në rrjedhën e lojës, aq më mirë është. E njoh Samuelin dhe jam i sigurt që kërkon të bëjë një ndeshje të madhe. Përballja me Barcelonën do të jetë një motiv më shumë për të për të dhënë maksimumin.”

Nuk mund të mungojë edhe deklarata e kamerunasit. Sipas tij, ndeshja e të mërkurës nuk do të jetë një sfidë në distancë midis tij dhe Ibrahimoviç: “Jëmi ne kundër tyre, nuk do të hyj në fushën e lojës vetëm – tha sulmuesi kamerunas -. Ndihem me fat që do të luaj kundër Barcelonës, sepse ata janë Kampionët e Europës, madje mund të them se në këto momente janë më të mirët në botë. Duhet të jemi perfektë.”

Nga ana tjetër, vjen deklarata e suedezit, i cili nuk i trembet vërshëllimave të “San Siros”: “Nuk e di se çfarë më pret dhe kjo nuk më intereson. Për mua është një ndeshje e veçantë. Kam luajtur për tre vite të Interi dhe kam kujtime të mrekullueshme.”

Ndërkohë, arbitër i këtij takimi do të jetë gjermani Volfgang stark. Kjo është e pesta herë që ky gjyqtar arbitron Interin në Ligën e Kampionëve, pas Mançester Utd-Inter më 22 mars 2009 (2-0), Valencia-Inter më 22 prill 2003 (0-0), Ajaks-Inter më 22 shkurt 2006 (2-2) dhe Inter-Arsenal më 25 nëntor 2003 (1-5).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *