Home / Sport / Inter-Barça, superndeshja që ndez Ligën e Kampionëve

Inter-Barça, superndeshja që ndez Ligën e Kampionëve

Zikaltrit do të presin në “San Siro” kampionët e Europës në fuqi, në atë që shumë e kanë quajtur një finale të parakohshme.

Zllatan Ibrahimoviç dhe Samuel Eto kanë mundësinë më të mirë t’i japin fund argumdnteve se cila ka përfituar mes Barcelonës dhe Interit gjatë shkëmbimit të dy sulmuesve në merkaton e verës.

Për shkak të “kapriços” së shortit, dy sulmuesit do të debutojnë në Ligën e Kampionëve me ekipët e reja, pikërisht kundër ish-skuadrave të tyre, ku fituan tituj dhe lavdi.

Të gjitha biletat në dispozicion për këtë ndeshje janë shitur brenda pak kohësh që në momentin e parë dhe sot pritet një atmosferë e zjarrtë në “San Siro”.

Natyrisht, e gjithë vëmendja është e përqendruar të Ibrahimoviç dhe gjatë gjithë kësaj jave nuk kanë munguar deklaratat dhe kundërdeklaratat e protagonistëve në lidhje me rikthimin e sulmuesit suedez në stadiumin ku për tre vite rresht ishte idhull i tifozëve.

“Prej meje ai do të marrë një përqafim të madh, nuk e di çfarë do të bëjnë tifozët,- pati deklaruar Hoze Mourinjo. –Do ta takoj me përzemërsi në fillim të ndeshjes, pastaj, për 90 minuta nuk dua t’ia di për emrin e tij.”

Por Ibra dhe Eto nuk janë ish-ët e vetëm në këtë përballje. Maksuell dhe Tiago Mota do të luajnë edhe ata kundër ish-skuadrave të tyre. Po ashtu, edhe Mourinjo ka qenë zëvendstrajner i katalanasve në vitet 1996-1997, në kohën kur spanjollët drejtoheshin nga Bobi Robson.

Formacionet e mundshme:

Inter – H. Sezar; Maikon, Lisio, Samuel, Kivu; Zaneti, Stankoviç, Muntari; Shnajder; Eto, Milito

Barcelona – Valdes; D. Alvesh, Pujol, Pike, Maksuell; Ksavi, Keita, Ture; Henri, Ibrahimoviç, Mesi

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *