Home / Sport / Interi, së shpejti me stadium të ri

Interi, së shpejti me stadium të ri

Klubi kampion i Italisë ka kërkuar nga Sports Investment Group të mendojë disa mundësi për stadium të ri.

Prej një kohe tëgjatë zikaltrit janë në përpjekje për të ndërtuar një stadium modern, ndërsa sipas mediave kapaciteti i stadiumit të ri do të arrijë në rreth 60 mijë vende. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2014.

“Jemi duke menduar për një shtëpi të re të Interit si dhe për të krijuar mundësi të cilat do të duhet të jenë një përzierje e të kaluarës së klubit dhe të ardhmes me shumë teknologji dhe multimedia,”- ka thënë menaxheri i projektit, Nikolo Gancikof për të përditshmen italiane “ La Gazzetta dello Sport”.

Përveç Interit, me stadium të vet në vitin 2011 pritet të bëhet edhe Juventusit, ndërsa Milani sheh mundësinë për ta blerë San Siron, stadiumin të cilin e ndajnë me Interin. Stadiume të reja mund të ndërtojnë edhe Fiorentina dhe Xhenova.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *