Home / Sport / Jakobsen: Shqipëria, një fushë e vështirë

Jakobsen: Shqipëria, një fushë e vështirë

Mbrojtësi i Bllekbërnit e cilëson ndeshjen e së mërkurës si kyçe në garën për kualifikimin në Kupën e Botës.

Lars Jakobsen, njëri prej protagonistëve kryesorë në barazimin që Danimarka arriti në fushën e saj me Portugalinë ne Premierligen angleze e cilëson Shqipërinë si një vend mjaft i vështirë për të luajtur.

“Kualifikimi nuk mund të cilësohet ende si një çështje e përfunduar. Gara është ende e hapur, edhe sepse Shqipëria është një ekip i vështirë ne fushen e vet. Gjithsesi, me nje fitore ne kualifikohemi dhe duhet të tregojmë se e meritojmë kryesimin në grup dhe kualifikimin për në botëror,”- deklaroi 29-vjeçari.

Më tej mbrojtësi danez shtoi: “Me një rezultat pozitiv në Tiranë do të shmangnim ndërlikimin e situatës, pasi në dy takimet e tjera që mbeten, luajmë përballë Suedisë dhe Hungarisë, te cilat synojnë të kualifikohen në zonën ‘play-off’.”

Jakobsen tregoi edhe vështirësitë në barazimin 1:1 me portugezët. Mbrojtësit dhe mesfushorët danezë ishin padyshim ata që kishin punën më të vështirë në fushë: “Duhet të pranoj se fundi i lojës ishte mjaft i vështirë për shkak të presionit të kundërshtarëve. Vraponim dhe spastronim zonën, por nuk kishim kohë të merrnim frymë, pasi lojtarët e Portugalisë shfaqeshin sërish në zonë. Ishte një ndeshje shumë e lodhshme.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *