Home / Sport / Juventusi “merr frymë”, asgjë serioze për Diegon

Juventusi “merr frymë”, asgjë serioze për Diegon

Në bazë të ekzaminimeve të hollësishme ka rezultuar se dëmtimi i brazilianit nuk është aq i rëndë sa është menduar në fillim.

Mesfushori pësoi një dëmtim të shtunën në mbrëmje kundër Lacios duke u zëvendësuar nga Xhovinko. Në fillim u mendua si diçka serioze, por pas skanimeve të kryera nga mjekët e klubit bardhezi, rezultoi se bëhet fjalë thjesht për një lodhje të muskulit të këmbës së djathtë.

“Diego i është nënshtruar skanimit me MRI me profesor Faletin në Torino, ndërsa ekzaminimi nuk tregoi ndonjë lëndim muskulor. Lojtari po vuan nga lodhja muskulore dhe do të ketë nevojë për shtatë ditë, ku do t’i nënshtrohet fizioterapisë para se të rikthehet në fushë,”- thuhet në faqen e klubit në internet.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *