Home / Sport / Kaka: Mund të jemi edhe më të mirë

Kaka: Mund të jemi edhe më të mirë

Braziliani në radhët e Realit të Madridit, Kaka, është i lumtur që ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e skuadrës madrilene, ndonëse atë e realizoi nga penalltia. …

Reali vazhdoi serinë e shkëlqyeshme në këtë fillim edicioni, duke shënuar fitore në kuadër të javës së 4-të në Primera Division si mysafir ndaj Vilarealit, 2:0. Golin e parë e shënoi Kristiano Ronaldo, kurse epërsinë e dyfishoi Kaka, në minutën e 73-të nga pika e bardhë. “Jam i lumtur që shënova golin tim të parë në Real. Ky është një gëzim i madh për mua”, ka pohuar Kaka. Ndonëse skuadra e tij në aspektin e rezultateve i ka përmbushur parashikimet e tifozëve, Kaka mendon se në lojën e Realit ende ka hapësirë për progres. “Jam i kënaqur me rezultatet tona, por sa i përket lojës, mendoj se mund të jemi edhe më të mirë. Na duhet edhe pak kohë për të vendosur lojën të cilën duam ta shfaqim. Por, tash për tash me rëndësi është të fitojmë”, ka nënvizuar Kaka.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *