Home / Sport / Kaka: Nuk jam si Maradona

Kaka: Nuk jam si Maradona

Braziliani i Realit të Madridit e përkufizon veten si një bashkim të Maradonës me trajnerin e tijte “Seleçao”, Karlos Dunga.

Aktualisht Kaka është i grumbulluar me ekipin kombëtar për ndeshjen ndaj Argjentinës.

“Nuk mund të them se jam një Maradona i ri. Më tepër jam një përzierje mes tij dhe Karlos Dungës, për shkak të tipareve të mia. Nuk jam një artist i madh si Maradona,”- u shpreh Kaka në një konferencë për shtyp.

“Jam një lojtar i kompletuar dhe kjo është mënyra se si përpiqem të luaj, gjithmonë duke synuar të përmirësohem, sepse unë i di kufijtë e mi,”- vijoi më tej ai.

Kaka shtoi se futbolli në ditët e sotme është bërë më tepër fizik dhe se vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm. Prandaj, sipas tij, bashkimi i cilësive teknike me ato fizike është ideal për futbollin e sotëm.

Ndërkohë, ylli brazilian vlerësoi Lionel Mesin, të cilin e konsideon si lojtarin favorit për të fituar çmimin e Lojtarit të Vitit. “Besoj se Mesi është favoriti kryesor për këtë trofe,”- përfundoi Kaka.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *