Home / Sport / Kakas nuk i pëlqen rotacioni

Kakas nuk i pëlqen rotacioni

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka paralajmëruar se do të aplikojë politikën e rotacionit gjatë këtij sezoni, por kjo nuk i pëlqen përforcimit të ri, mesfushorit Leite Kaka.

Ylli brazilian ka pranuar se kupton që do të ketë rotacion të ekipit, por insiston se nuk dëshiron të mbetet jashtë formacionit. Kaka e filloi nga bankina takimin kundër Tenerifes të shtunën mbrëma dhe pranoi se ishte i dëshpëruar që nuk e startoi ndeshjen – edhe pse realizoi gol pas inkuadrimit në lojë në fitoren 3-0.

“E kuptoj rotacionin, por dua të luaj”, deklaroi Kaka për të përditshmen sportive spanjolle AS. Megjithatë, reprezentuesi brazilian ishte i lumtur me golin e parë të tij të realizuar nga loja e hapur prej transferimit nga Milan gjatë afatit kalimtar të verës.

“Ishte ditë e veçantë për mua sepse kam shënuar. Golin dua t’ia dedikoj familjes sime”, shtoi ai. Kaka nuk deshi të bëjë krahasime mes Realit dhe rivalit të përhershëm Barcelonës. “Barcelona? Ashtu siç ka thënë edhe Pellegrini, ne nuk duhet të krahasohemi mes vete. Realit i nevojitet kohë për t’u përshtatur”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *