Home / Sport / Kapiten Cana

Kapiten Cana

Lorik Cana është emëruar edhe zyrtarisht kapiten i Sunderlandit për këtë sezon. Trajneri Steve Bruce thotë se e ka përzgjedhur kosovarin për shkak të përvojës së tij dhe mënyrës shembullore të udhëheqjes së ekipit.

Trajneri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka bërë të ditur se Lorik Cana do të jetë kapiten i ekipit të tij në këtë sezon.

Mesfushori kosovar, i cili u transferua në Angli gjatë kësaj vere, ka impresionuar me paraqitjet e tij, madje duke luajtur 90 minuta me dorë të thyer.

“Kam vendosur që Lorik Cana të jetë kapiten i klubit. Ai e ka bërë këtë edhe më herët në klubin e tij mëparshëm. Disa njerëz mund të mendojnë se ‘ai është një futbollist i huaj’, por Cana flet anglisht shkëlqyeshëm dhe udhëheq ekipin në mënyrë shembullore. Ai ka përvojë pasi ka qenë kapiten në Marseille dhe me kombëtaren shqiptare”, ka thënë Bruce për ueb sajtin zyrtar të klubit.

“Mendoj se të gjithë ata që e kanë parë duke luajtur do ta kuptojnë pse e kam zgjedhur për kapiten të klubit”, theksoi ai.

Bruce ka thënë se përvoja e mëparshme e Canës ka bërë që ai të jetë pasardhës natyral i ish-kapitenit të Sunderland, Dean Whitehead, i cili gjatë kësaj vere u transferua në Stoke City.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *