Home / Lajme / Maqedoni / Kazerma e Tetovës në shërbim për banesa sociale

Kazerma e Tetovës në shërbim për banesa sociale

Ministri Konjanovski tha se Ministria e Mbrojtjes gjithmonë ka bashkëpunuar me komunën e Tetovës. Sipas tij, në vazhdën e këtij bashkëpunimi Ministria e Mbrojtjes dhe komuna e Tetovës do të realizojnë projektin e përbashkët për ndërtimin e banesave sociale dhe të banesave për pjesëtarët e ARM-së. Në këtë drejtim Ministria e Mbrojtjes do të destinojë një pjesë të hapësirës së kazermës për këto banesa

Urim Hasipi
Tetove, 26 shtator-Kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti ka pritur të premten në një takim ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, Zoran Konjanovski.

Gjatë takimit kryetari Bexheti dhe ministri Konjanovski kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes komunës së Tetovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa janë dakorduar që një pjesë e sipërfaqes së kazermës së Tetovës t’i jepet komunës dhe të destinohet për ndërtimin e banesave sociale për qytetarët e Tetovës.

Gjithashtu një pjesë nga hapësira e kazermës do të destinohet për ngritjen e objekteve për banim, të cilat me kushte të volitshme do t’iu ndahen eprorëve dhe pjesëtarëve tjerë të Armatës së Maqedonisë.
Kryetari Bexheti ka shprehur gatishmëri që komuna e Tetovës të sigurojë lejet e nevojshme për ndërtimin e objekteve në hapësirat e kazermës dhe t’i lirojë nga taksat komunale. Komuna e Tetovës ka marrë përsipër që të bëjë urbanizimin e kësaj sipërfaqeje të kazermës dhe ta përshtat atë me Planin detal urbanistik.

Ministri Konjanovski tha se Ministria e Mbrojtjes gjithmonë ka bashkëpunuar me komunën e Tetovës. Sipas tij, në vazhdën e këtij bashkëpunimi Ministria e Mbrojtjes dhe komuna e Tetovës do të realizojnë projektin e përbashkët për ndërtimin e banesave sociale dhe të banesave për pjesëtarët e ARM-së. Në këtë drejtim Ministria e Mbrojtjes do të destinojë një pjesë të hapësirës së kazermës për këto banesa.

Sipas kryetarit të komunë së Tetovës prof. Dr. Sadi Bexheti në këto pjesë që do t’i jepen komunës do të ndërtohen gjithsej 550 banesa sociale. Projektin për ndërtimin e banesave sociale do ta financojë qeveria e Maqedonisë. “ Komuna e Tetovës do të blejë tokë shtesë për ndërtimin e banesave sociale në komunë, ndërsa ky veprim i Ministrisë së Mbrojtjes ndihmon komunën e Tetovës në realizimin sa më të shpejtë të projektit për ndërtimin e banesave sociale”, tha kryetari Bexheti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *