Home / Sport / Kim Klijsters, “nena” fituese e US Open

Kim Klijsters, “nena” fituese e US Open

Kim Klijsters eshte fituesja e US Open per femra. Tenistja belge ka mundur ne finalen e turneut amerikan 19-vjecaren Vozniacki me rezultatin 7-5 6-3.

Ajo zhvilloi ne Amerike turneun e trete pas 2 vitesh mungese ne aktivitetet sportive dhe arriti te triumfoje ne kete slam pas 93 minutash loje perballe danezes Vozniacki. Klijsters regjistron slemin e dyte US Open ne karriere pas atij te fituar ne vitin 2005.

Pas perfundimit te ndeshjes ajo eshte shprehur e befasuar per kete triumf, duke theksuar se nuk besonte te ky sukses pasi e kishte filluar kete aktivitet me deshiren per te rigjetur ritmin e meparshem. Ne fund ajo ka falenderuar organizatoret e US Open qe i pranuan kerkesen per te marre pjese edhe pse ne procedura normale nuk i lejohej per shkak te mungeses prej 2 vitesh.

Klijsters pas rikthimit ne aktivitet arrin te shpallet tenistja e pare nene qe fiton nje slam qe nga viti 1980 kur Evon Gulagong fitoi Wimbledon-in. Cmimi i fituar nga tenistja belge per slemin e US Open eshte 1.6 milione dollare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *