Home / Sport / Kombëtarja bën stërvitjen e parë, mungojnë Cana e Salihi

Kombëtarja bën stërvitjen e parë, mungojnë Cana e Salihi

Ekipi kombëtar ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës, atë ndaj Danimarkës më 9 shtator. Trajneri Josip Kuzhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, ku mungonin vetëm Cana e Salihi.

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për ndeshjen e 9 shtatorit kundër Danimarkës, e parafundit për eleminatoret e Botërorit 2010. Kuqezinjtë kanë zhvilluar pasditen e së martës edhe seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe. Kroati nuk ka dashur ta nisë menjëherë me sforco, duke zhvilluar vetëm ushtrime të lehta, kryesisht për ç’pirjen e muskujve. Pas një loje me top, ajo që shqetësoi ishte një dëmtim i pësuar nga Kristi Vangjeli, pas një dyluftimi me Andi Lilën. Në skuadër mungonin vetëm Lorik Cana e Hamdi Salihi, që do t’i bashkohen skuadrës ditën e mërkurë. Kombëtarja do të kërkojë të marrë të paktën një barazim në sfidën me danezët, por edhe të harrojë disfatën e pësuar në Kopenhagen më 1 prill. Në atë ndeshje të përfunduar 3-0, ekipi kuqezi zhvilloi ndoshta lojën më të dobët të viteve të fundit. Kjo bëri që drejtuesit e Federatës më pas të prishnin kontratën me holandezin Ari Han. Pas 8 ndeshjesh, kombëtarja shqiptare ka 6 pikë në grupin 1 të Botërorit 2010, duke arritur 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *