Home / Lajme / Maqedoni / Koment .Kthehet bashkim vëllazërimi

Koment .Kthehet bashkim vëllazërimi

Prindërit vajtën për të rregjistruar fëmijët e tyre sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë.Atje nuk pranohen për shkak të asaj edhe që opinioni e din se mungojnë paralele.Askush nuk është në gjendje që të meret më seriozisht me këtë problematikë së cilës ka filluar t`I duket fundi

Urim Hasipi
24 prindër shqiptarë, duke mos patur rrugëdalje dhe nga frika se mos fëmijët e tyre ngelin rrugëve pasi që për shkak të numrit të vogël të paraleleve në shkollën e mesme medicinale në Tetovë, kanë rregjistruar fëmijët e tyre në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.

Sipas kësaj del se këta fëmijë në bankat e shkollës do të ulen me nxënës maqedonas dhe natyrisht se mësimi do të jetë në gjuhën maqedone.Ky model është në vijë të ndërkombëtarëve të cilët në këtë prizëm ëndrrojnë të shohin Maqedoninë shumëetnike.Por ku qëndron e keqja në këtë rast!.

Kësaj pyetje retorike do të mundohem t`I jap vetë përgjigje se askush nuk është në gjendje të flas për këtë çështje.Ku qëndron prapavija e gjithë kësaj hutie të opinionit shqiptar në Maqedoni lidhur me paralelet famoze në shkollën e mesme medicinale në Tetovë.Prindërit vajtën për të rregjistruar fëmijët e tyre sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë.

Atje nuk pranohen për shkak të asaj edhe që opinioni e din se mungojnë paralele.Askush nuk është në gjendje që të meret më seriozisht me këtë problematikë së cilës ka filluar t`I duket fundi.

Në këtë rast frika e prindërve për të ardhmen e fëmijëve ka bërë që ata të vendosin që fëmija I tyre të shkollohet në gjuhën maqedonase, ashtu si edhe vetë prindëri në kohën e tyre kanë mësuar në gjuhën maqedonae apo sërbe.

Me këtë një qëllim arrihet, kthehet bashkëjetesa apo “Bashkim-Vëllazërimi” I famshëm në ish Jugosllavi.

Çështja e mungesës së paraleleve sikur të ishte për nxënës e nacionalitetit maqedon atëherë me siguri se do të kishte protesta masive dhe reagime nga të gjitha anët.

Këtu del se interesi I fëmijëve është mbi të gjitha kur është në pyetje shkollimi I tyre, ndërsa tek shqiptarët kjo dallon, mënjëherë nisin fajësimet mes veti dhe akuzat e ndërsjella.

Prapavija e gjithë kësaj qëndron në politikën aktuale denigruese që po ndiqet ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

Akush nuk meret me zgjidhjen e problemit por problemi bëhet top temë në konjukturat partiake shqiptare, andaj edhe situata është e tillë dhe nxënësit shqiptarë I kanë mësyer paraleleve maqedonase.

Zgjidhje e gabuar apo e drejtë e prindërve mbetet të tregojë koha, por do të ishte mirë që sa më shpejt të hapen paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe të mer fund kjo marrëzi e radhës në qytetin me mbi 90 përqind shumicë shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *