Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës ndan 12 bursa për studime në Universitetin Ballkanik

Komuna e Tetovës ndan 12 bursa për studime në Universitetin Ballkanik

Komuna e Tetovës do të hap konkurs për ndarjen e këtyre bursave, për studentët që do të studiojnë në këtë universitet prestigjioz, ndërsa ky propozim do të vihet në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit komunal.

Urim Hasipi
Tetove, 25 shtator-Komuna e Tetovës do të sponsorojë12 studentë nga Tetova , të cilët do të studiojnë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Ky ka qenë epilogu i takimit të së premtes mes kryetarit të Komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexhetit dhe rektorit të Universitetit Ballkanik, Huner Sencan.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe anëtari i bordit të këtij universiteti, Qenan Mazllami.

Në frymën e këtij bashkëpunimi, rektori Huner Sencan dhe kryetarit Bexheti kanë rënë dakord që të ketë lehtësime në pagesën e vitit akademikë për studentët nga komuna e Tetovës. Ata janë pajtuar që nga shuma e përgjithshme prej 2 mijë euro sa kushton një vit në këtë universitet, 1 mijë euro për secilin studentë të paguaj komuna e Tetovës, ndërsa pjesën tjetër prej 1 mijë euro ta mbulojë UNB-ja.

Komuna e Tetovës do të hap konkurs për ndarjen e këtyre bursave, për studentët që do të studiojnë në këtë universitet prestigjioz, ndërsa ky propozim do të vihet në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit komunal.

Gjatë këtij takimi, kryetari Bexheti dhe rektori Sencan kanë rënë dakord për një projekt të përbashkët për komunën e Tetovës, me ç’rast do të përpilohet një libër guidë për qytetin e Tetovës. Në këtë projekt do të angazhohen specialist nga komuna e Tetovës dhe specialist nga UNB-ja. Në kuadër të këtij projekti do të xhirohet edhe një material filmik për komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *