Home / Lajme / Maqedoni / Konfrontohet dhe rreh bashkëqytetarin pa arsye

Konfrontohet dhe rreh bashkëqytetarin pa arsye

Një qytetar I fshatit Llacë, fshat ky që gjendet në afërsi të Kalasë së Tetovës “Balltepe”, pasditën e shtunës, ka gjetur një minë pa siguresë.Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës Marjan Josifovski, banori I fshatit Llacë S.M duke kullotur bagetinë e tij ka vërejtur minën e cila ka qenë pa siguresë

Konfrontohet dhe reh bashkëqytetarin pa arsye

Më 11 shtator rreth orës 16, e 30 minuta në fshatin Debresh është arrestuar 21 vjeçari S.A I cili muajin e kaluar kishte ikur nga burgu I Tetovës, njofton policia e Tetovës. Në afërsi të kafeterisë “City” në Tetovë, mesnatën mes së premtes dhe të shtunës, 24 vjeçari B.K. nga Tetova, sipas burimeve poliocore pa asnjë arsye ka goditur me shufër metalike 37 vjeçarin I.S. duke e lënduar në kokë dhe në dorën e majtë.”Pas sulmit sulmuesi është larguar nga vendi I ngjarjes, ndërsa një person tjetër ka dërguar të lënduarin me veturë në spitalin klinik të Tetovës, prej ku për shkak të lëndimeve serioze I njejti dërgohen në klinikat e Shkupit. Pas 3 orëve është kapur sulmuesi dhe I njejti është arrestuar në stacionin policorë në Tetovë, ku sipas analizave të para është vërtetuar se ka qenë në gjendje të alkoolizuar” tha zëdhënësi I policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.Ai tha se policia punon në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa 24 vjeçari B.K. edhe më parë ka qenë I njohur për autoritetet policore si prishës I shpeshtë I rendit dhe qetësisë.

Gjendet një minë e pashpërthyer pranë kalasë së Tetovës

Një qytetar I fshatit Llacë, fshat ky që gjendet në afërsi të Kalasë së Tetovës “Balltepe”, pasditën e shtunës, ka gjetur një minë pa siguresë.Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës Marjan Josifovski, banori I fshatit Llacë S.M duke kullotur bagetinë e tij ka vërejtur minën e cila ka qenë pa siguresë.

Sipas Josifovskit, banori mënjëherë ka njoftuar rastin në polici dhe ekipet e SPB-së së Tetovës janë drejtuar drejt kalasë së Tetovës kanë siguruar terenin dhe janë njoftuar edhe ekipet e drejtorisë për shpëtim dhe mbtrojtje të cilët e kanë larguar minën nga vendi për hetime të mëtejme.Policia nuk ka dhënë detaje se bëhet fjalë për minë e ngelur nga konflikti I armatosur I vitit 2001, pasi që në këtë vend së pari kanë qenë të pozicinuar ushtarët e UÇK-së ndërsa më pas policia dhe ushtria.

Vidhet Bizhuteri

Të shtunën mbrëma rreth 23 e 45 minuta persona të panjohur kanë thyer dritaren e derës hyrëse në katin përdhesë në shtëpinë e 39 vjeçarit A.O në rrugën JNA, dhe nga disa sirtarë kanë marrë 35 mijë denarë, 400 euro, dhe bizhuteri dhe janë larguar në drejtim të panjohur, njoftoi policia e Tetovës.

Vidhen 34 mijë denarë

Të dielën mes orës 4 dhe 6, persona të panjohur janë ngjitur në ballkonin e ndërtesës në rrugën 180 numër 6 në Tetovë pronë e 44 vjecarit S.J dhe pasi që kanë marrë 250 euro, dy celularë fotoaparat kanon, duke shkaktuar dëm të përgjithshëm prej 34 mijë denarë, dhe janë larguar në drejtim të panjohur, njofton policia e Tetovës.

Arrestohen tre vajza

Të dielën rreth orës 17, 3 0 minuta në afërsi të spitalit të Gostivarit janë takuar dhe më pas arrestuar J.Z 17 vjeçare, J.M 19 vjecare dhe një 15 vjecare që të tre nga Gostivari.Tek 15 vjecarja policia ka gjetur bimë të gjelbërt të panjohur, ndërsa tej J.M një letër për mbështjellje të cigareve dhe folia prej alumini.Policia pas hetimit të rastit do të inicojë padi adekuate penale.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *