Home / Sport / Kujtim i përjetshëm

Kujtim i përjetshëm

Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen ka thënë se goli i fitores 4:3 – në minutën e gjashtë të lojës shtesë – kundër rivalit të qytetit Manchester City do të mbetet përherë në kujtesën e tij si njëri prej momenteve më të rëndësishme në karrierë. Ndërsa Sir Alex Ferguson është i lumtur që ka heshtur “fqinjët e zhurmshëm”.

Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen ka thënë se goli i fitores – në kohën shtesë të ndeshjes kundër Manchester Cityt – do të mbetet përherë në kujtesën e tij si moment i rëndësishëm në karrierë.

Owen realizoi në minutën e gjashtë të lojës shtesë për të përcaktuar fituesin e njërit prej debive më dramatik të Manchesterit. Djajtë e Kuq fituan 4-3 pas një ndeshjeje të shkëlqyeshme, ku ishin tre herë në epërsi, por gabimet nga Ben Foster dhe Rio Ferdinand bënë që ata në fund të varen nga goli i Owenit.

“Është njëri prej momenteve të cilin do ta kujtoj gjithmonë në karrierën time. Të shënoj një gol dramatik si ai dhe atë në derbi ishte e shkëlqyeshme. Duhet ta shihni për ta besuar. Me siguri se ka qenë njëra prej ndeshjeve më të shikuara në televizion e të gjitha kohërave”, deklaroi Owen.

Pavarësisht se fitorja i solli tri pikë të rëndësishme Manchester United dhe ndali rekordin e fitoreve të Cityt, ish ylli i Liverpoolit tashmë ka filluar të mendojë për ndeshjen e Carling Cup kundër Wolves të mërkurën.

“Nuk dëshirojmë që kokat tona të jenë lart mbi re. Ne jemi Manchester United, nga ne pritet të fitojmë ndeshjet. Na pret një takim tjetër të mërkurën, andaj duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”, deklaroi ai.

Pas dëgjimit të optimizmit të madh gjatë gjithë verës nga fqinjët e tij, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, me siguri se ishte frikësuar që rivali i qytetit mund ta nxjerrë një pikë.

Wayne Rooney shënoi golin e parë pas më pak se dy minutash, ndërsa mesfushori Darren Fletcher realizoi dy herë të tjera. Mirëpo, mbrojtja e Manchester United i dhuroi Cityt mundësinë të rikthehet në rezultat.

Por, Owen e rezervoi më të mirën për në fund, duke gëzuar tej mase menaxherin Ferguson, të gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët e klubit në Old Trafford.

“Nganjëherë keni fqinj të zhurmshëm. Ju nuk mund të bëni asgjë rreth kësaj. Ata gjithmonë do të bëjnë zhurmë. Ju duhet të vazhdoni jetën e huaj, të ndizni televizionin dhe t’ia ngrini volumin më lart. Futbollistët treguan formën e tyre, kjo ishte përgjigja më e mirë sepse mund të kishim shënuar gjashtë ose shtatë”, deklaroi Ferguson.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *