Home / Sport / Laurin Demolli – e ardhmja e Bayernit

Laurin Demolli – e ardhmja e Bayernit

Akademia e gjigantit gjerman Bayern Munchen, në radhët e veta ka një talent që premton – Laurin Demollin. Ekspertët e futbollit mesfushorin kosovar e vlerësojnë si një lojtar me të ardhme.

Edhe gjiganti gjerman Bayern Munchen në radhët e veta ka një futbollist me prejardhje nga Kosova. Bëhet fjalë për talentin Laurin Demolli, i cili është pjesë e Akademisë ë klubit bavarez.

I lindur në vitin 2000, Laurini karrierën e ka filluar në moshë shumë të re, kur i kishte vetëm tri vjet, te skuadra FC Seeshaupt. Te ky klub mesfushori kosovar qëndroi deri në vitin 2007, atëherë pastaj kaloi në Akademinë e Bayernit.

Mediat gjermane shkruajnë se mesfushori 9 vjeçar nga ekspertët e futbollit në Gjermani konsiderohet si një talent me të ardhme të ndritur. Ndërsa babai i Laurintit, Zymer Demolli ka rrëfyer se si biri i tij është bërë pjesë e Akademisë së Bayernit.

“Talentin e Laurinit e ka shikuar çdo njeri që e ka parë lodrat e tij. Sidomos teknika, guximi dhe angazhimi i tij kane rënë në sy. Te Bayern Munchen e kam paraqitur unë, në fillim ka pas stërvitje provues me gjeneratën 1998 të FC Bayern Munchen. Laurnit i thanë, menjëherë mbas provës se parë, se je i mirëseardhur në këtë skuadër”, ka thënë Zymer Demolli për ueb faqen talentet.com.

Ai tregon se teknika, shpejtësia dhe sidomos gatishmëria e Laurinit për të fituar dyluftimet e dallojnë prej lojtarëve të tjerëve. Sipas Demollit, karakteristikat e Laurinit, që e dallojnë nga bashkëlojtarët e tjerë, janë edhe ato të natyrës psikologjike.

“ Mua më ka rëne në sy që me plot dëshirë në çdo situatë ai kërkon të dalë fitimtar, edhe pse ka raste që kundërshtari është 10 vjet më i madh se ai, e gjasat për fitore nuk ekzistojnë”, thotë Demolli.

Babai i talentit kosovar thotë se do të ishte shumë i kënaqur nëse biri i tij në të ardhmen do ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *