Home / Sport / Leonardo e merr shtruar: Na mungoi vetëm goli

Leonardo e merr shtruar: Na mungoi vetëm goli

Pavarësisht humbjes me Udinezen, trajneri i Milanit është i qetë: “Luajtëm mirë, por nuk u treguam të saktë para portës.”

Megjithatë, tre gola në pesë ndeshje janë pak dhe këtë e thekson edhe Leonardo: “Duhet të shënojmë më tepër. Por nuk është fajii Patos.”

Sidoqoftë, nuk ka aspak dramë në shtëpinë kuqezi pas humbjes së të mërkurës në fushën e Udinezes, e dyta në pesë ndeshjet e para në Serinë A. Për trajnerin brazilian, vetëm goli mungoi.

Kreu i pankinës kuqezi mbron skuadrën e tij, duke thënë se barazim do të ishte rezultati më i drejtë në atë ndeshje. Sipas Leonardos, Udineze luajti më mirë në pjesën e parë, edhe pse ai thekson se kundërshtari kaloi në avantazh me të parin dhe të vetmin rast të pjesës së parë.

“Por në 45 minutëshin e dytë e rritëm nivelin e lojës dhe ndeshja duhet të kishte përfunduar në barazim,”- shtoi braziliani.

Për trajnerin e Milanit asgjë nuk është vënë në rrezik, sepse diferenca midis ekipeve në tabelën e klasifikimit është shumë e ngushtë; janë shumë skuadra me pikë të përafërta.

Pastaj Leo ndalet edhe në çështjen e lojtarëve të veçantë: “Ronaldinjo më pëlqeu shumë. Na dha shpejtësi në lojë. Në fakt, na mungon finalizimi, kemi shënuar vetëm tre gola gjithsej në kampionat. Janë pak, por mos e fajësoni vetëm Paton. Nuk është faji i tij nëse ne nuk shënojmë.”

Në fund, Trajneri kuqezi ka saktësuar se “interpretimi që i bëj lojës është i njëjtë me atë të Galianit. Na mungoi thjesht goditja finale për të marrë një pikë në atë ndeshje.”

Pyetjes mbi ndonjë ndryshim të mundshëm në formacion, Leonardo iu përgjigj: “Nuk kam ndërmend t’i ndryshoj zgjedhjet e mia. Në ndeshjen ndaj Udinezes u ndëshkuam vetëm nga kundërsulmet.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *