Home / Sport / LFK e Tetovës vendos: Teteksi – Shkëndija 3:0

LFK e Tetovës vendos: Teteksi – Shkëndija 3:0

Lidhja Komunale e Tetovës ka sjellë vendim që ndeshja e 1/32 së Kupës së Maqedonisë ndërmjet skuadrave tetovare Teteksi dhe Shkëndija të regjistrohet me rezultatin zyrtar 3:0 në të mirë të Teteksit. Drejtusit e Shkëndijës paralajmërojnë ankesë për vendimin e sjellë.

Takimi i Kupës së Maqedonisë për rajonin e Tetovës që mori dimensione historike dhe komike, ka mësuar epilogun e saj. Lidhja Komunale e Tetovës ka sjellë vendim që takimi të regjistorhet me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Teteksit. Megjithatë duket se këtu do të jetë fillimi i pjesës së tretë të ndeshjes në fjalë, pasi që drejtuesit e Shkëndijës paralajmërojnë ankesë deri në organet më të larta të futbollit.
Rikujtojmë takimi është anuluar disa herë. Së pari drejtuesit e Teteksit kërkonin të luajnë në Jegunovcë, pa praninë e publikut.Shkëndija nuk pranoi këtë propozim dhe si rezultat i ksaj erdhi deri te anulimi i takimit. Më pas u vendos që ndeshja të zhvillohet në Tetovë, mirëpo pas ngjarjeve në Nerez të Shkupit erdhi deri te anulimi i dytë. Më pas LFK e Tetovës pa nevojë insistonte që takimi për shkaqe siguri të zhvillohet jashtë Tetovës dhe pa praninë e publikut. Kështu ata sollën venidim që takimi të zhvillohet të mërkurën e kaluar në stadiumin e qytetit në Kërçovë, mirëpo Shëndija nuk udhëtoi duke pretenduar se ndeshja duhet të zhvillohet në Tetovë dhe me praninë e publikut.
Gjithsesi LFK e Tetovës vendos që Teteksi të jetë skuadra që të mërkurën më 9 shtator të përballet me ekipin e Prevalecit në kuadër të 1/16 së Kupës së Maqedonisë.
Gjithsesi pritet së shpejti reagimi i drejtuesëve të Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *