Home / Sport / Liga e Dytë – Derbi në Shtip: Bregallnica – Shkëndija

Liga e Dytë – Derbi në Shtip: Bregallnica – Shkëndija

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll. Derbi i javës zhvillohet në Shtip, ku përballen kandidatët kryesorë për pozitën e parë Bregallnica dhe Shkëndija. Drita do të jetë mysafire e Cementarnicës.

Dy skuadrat më të mira pas katër ndeshjeve të para në Ligën e Dytë, të shtunën do të jenë përballë njër-tjetrës. Bregallnica pret Shkëndijën, në takimin i cili pritet të jep përgjigjen se cila prej këtyre dy skuadrave është më e përgatitur për momentin. Të dyja pas katër javëve të para në kampionat dijnë vetëm për fitore duke tubuar maksimumin e pikëve. Shkëndija për momentin mban pozitën e parë vetëm falë gol-diferencës më të mirë. Mirëpo “kuq e zinjtë” premtojë se nga e shtuna diferenca mes këtyre dy skuadrave do të jetë 3 pikë në favor të Shkëndijës. Për këtë ndeshje trajneri Qatip Osmani do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesëve Ersen Sali dhe Ferhan Hasani, të cilët janë ankuar në lëndime. Kundër Bregallnicës në fanelën e Shkëndijës pritet të debutojë përforcimi më i ri Zeqirja Ramadani. “Zeko” është optimist para përplasjes me Bregallnicën, duke potencuar se Shkëndija për momentin posedon skuadër shumë më cilësore se sa disa skuadra edhe të Ligës së Parë. Mungesa e vetme është ajo e Gllavevskit, i cili do të qëndrojë gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.

Drita e Bogovinës pas barazimit me 11 Oktomvrin para fansave të vet, tani në cilësi të mysafirit do të ndeshet me Cementarnicën. Bogovinasit shpresojnë se nga Shkupi do të kthehen kryelartë.

Dyshet e javës së V-të:

Bregallnica – Shkëndija
Cementarnica – Drita
Vllaznimi – Vllazërimi
Skopje – Miravci
Llokomotiva – Ohri 2004
Napredoku – Bellasica
11 Oktomvri – Novaci

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *